20 Janar 2021

Defekti në një tubacion të ujit ndërprerët furnizimin me ujë të pijshëm në Tasligje

Prishtinë, 26 mars - Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' (KRUP) ka bërë ditur se sot në orën 06:00 është njoftuar nga një konsumatorë se, në  lagjen "Tasligje" të kryeqytetit ka ndodhë një defekt në një tubacion të ujit, konkretisht në rrugën " Abdyl Ramaj".

Me këtë rast, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit e kanë ndërprerë furnizimin me ujë të pijshëm.

Linja e cila ka pësuar defekt është linjë Azbest Cement DN 100 mm.

Ekipet menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të inspektuar dhe poashtu disa ekipe shtesë për të analizuar dhe vlerësuar dëmet.

Poashtu ekipet e mirëmbajtjes janë organizuar shpejtë për të sanuar gjendjen në mënyrë që konsumatorëve të zonës të iu rikthehet sa më shpejtë furnizimi me ujë.

"Ekipet do të bëjnë një zgjidhje alternative të përkohshme", thekson KRU 'Prishina'.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)