19 Prill 2024

Çmimet e prodhimit në Kosovë më të larta për 0.4 për qind


Prishtinë, 12 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Indeksin e Çmimeve të Prodhimit” (IÇP) për tremujorin e tretë (TM3) 2016. 

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë ishte më i lartë për 0.4 për qind, krahasuar TM2 2016 dhe TM3 2016.

Rritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehet te: prodhimi i metaleve (7.4 për qind); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.5 për qind); nxjerrja e xehes së metalit (1.3 për qind); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (0.7 për qind); prodhimi i mobiljeve (0.2 për qind); prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.2 për qind); dhe grumbullimi, trajnimi dhe furnizimi me ujë (0.1 për qind).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi produkteve kimike (-2.4 për qind); prodhimi i pijeve (-1.6 për qind); prodhimi i produkteve ushqimore (-1.0 për qind); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-0.8 për qind); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.7 për qind); dhe prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-0.5 për qind).

Ndërkaq, krahasuar TM3 2016 me TM3 2015 çmimet e prodhimit u ulën në një mesatare prej (-4.9 për qind). Rënie më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishte te: prodhimi i mjeteve motorike (të transportit) rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-12.9 për qind); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-16.0 për qind); prodhimi i produkteve minerale jometalike (-7.2 për qind); prodhimi i produkteve kimike (-2.6 për qind); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gërshetuara – thurëse (-2.5 për qind); prodhimi i pijeve (-1.4 për qind); nxjerrja e xehes së metalit (-0.8 për qind); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.7 për qind); dhe prodhimi i mobiljeve (-0.7 për qind).        

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: prodhimi i metaleve (5.4 për qind); prodhimi i pajisjeve elektrike (3.1 për qind); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (2.1 për qind); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t. (1.9 për qind); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (1.9 për qind); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (1.3 për qind); prodhimi i produkteve ushqimore (0.5 për qind); dhe prodhimi produkteve të gomës dhe të plastikës (0.2 për qind).

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)