18 Prill 2024

BP, plan te e ri për ndaljen e katastrofës së naftës

Atlantik, 12 korrik - British Petroleum (BP) ka hequr tapën që mbyllte përkohësisht rrjedhjen në pusin e naftës që vazhdon të ndosë ujrat e Gjirit të Meksikës.

11 javë pas fillimit të katastrofës më të madhe ekologjike në historinë amerikane, në gjirin e Meksikës, koncerni i naftës BP ka filluar me një përpjekje të re për instalimin e një sistemi tjetër, i cili do të pengonte derdhjen e naftës në det.

Me ndihmën e robotëve, në një thellësi prej 1.500 metrash, duhet të instalohet një cilindër i madh mbi vrimën e prishur.

Në rast instalimi të suksesshëm vlerësohet se do të mund të kontrollohet e tërë sasia e naftës. Koncerni BP bën të ditur se sistemi më i ri mund të vendoset në vendin e duhur brenda dy - tri ditësh.

Ndërkohë në det llogaritenpo rrjedhin  deri në 60 mijë fuçi në ditë apo rreth 100 litra naftë në sekondë. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane në internet.

Tapa e re duhet të jetë në gjendje të mbajë presionin e 25 mijë fuçive nafte në ditë, ndaj 15 mijë të asaj që sapo është hequr.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)