25 Janar 2021

BP njofton humbje rekord në miliarda

Londër, 28 korrik - Gjigandi i naftës BP, njoftoi të martën humbje rekord, të shkaktuara nga që kompanisë i duhet të vërë mënjanë miliarda dollarë për të mbuluar koston e rrjedhjes së naftës në Gjirin e Meksikës.

British Petrolium zbuloi humbjen më të madhe për tremujorin në historinë britanike të korporatave.

KOmpania ka vënë mënjanë 32 miliard dollarë për të mbuluar koston e pastrimit të Gjirit të Meksikës, gjë që i shkaktoi kompanisë një humbje prej 17 miliard dollarësh për periudhën prill-qershor.

BP konfirmoi gjithashtu edhe se shefi i saj ekzekutiv, Tony Hayward, do të largohet.

Zoti Hayward është përballur me kritika të shumta për mënyrën se si e manaxhoi rrjedhjen e naftës.

Lajmi për largimin e pritshëm të zotit Hayward nga BP-ja, bëri që vlerat e aksioneve të kompanisë të rriten me gati 5 për qind deri në mbyllje të bursës ditën e hënë.

Zoti Hayward do të zëvendësohet në tetor nga Bob Dudley, që është aktualisht drejtor menaxherial i kompanisë.

Ai është shtetas amerikan dha ka më shumë se 30 vjet eksperiencë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Dhjetor 2020

- Shtabi i Lidhjes Demokrarike te Kosovës mban konferencë për media. (Selia e LDK-së, ora 12:00)