23 Prill 2024

BP ka shpenzuar 2,6 miliardë dollarë për rrjedhjen e naftës

Londër, 29 qershor - British Petroleum ka shpenzuar rreth 2.6 miliardë dollarë për shkak të rrjedhjeve të pusit të naftës në Luiziana.

Kompania britanike, përveç përpjekjeve për të ndalur rrjedhjen, ka nisur edhe dëmshpërblimin e banorëve të zonës, të cilët nuk mund ta shfrytëzojnë më detin për shkak të ndotjes së lartë.

Ndërkohë, Qëndra e Uraganëve në Miami ka bërë të ditur se stuhia tropikale “Aleks” është fuqizuar në Gjirin e Meksikës dhe mund të kthehet në një uragan.

Kjo vështirëson edhe operacionet e kompanisë për pastrimin e njollës së zezë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)