19 Prill 2024

Boeing po e humb pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë

New York, 10 korrik - Kompania amerikane e aeroplanëve Boeing, po e humb pozitën e të qenit prodhuesi më i madh i avionëve në botë, pas një rënie prej 37 për qind në shitjet, për gjysmën e parë të vitit.

Rënia ndodhi shkaku i debateve të zgjeruara për aeroplanët e saj më të shitur 737 MAX, dy prej të cilëve u rrëzuan për një periudhë të shkurtë kohore, duke lënë të vrarë 346 persona.

Shifrat tregojnë se shitjet e Boeing, ka të ngjarë të bien pas kompanisë rivale evropiane Airbus, për herë të parë në tetë vjet.

Administrata Federale e Aviacionit Federal të SHBA-së, javën e kaluar zbuloi një problem të ri me avionët MAX, duke vonuar kthimin e aeroplanëve në përdorim deri në fund të shtatorit dhe ndoshta duke shtuar kostot për Boeing.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)