28 Mars 2024

Bob Dudley: I pari amerikan që drejton koncernin BP

Londër, 28 korrik - Koncerni energjetik britanik BP shpalli dje dorëheqjen e shefit të vet të kryesisë Tony Hayward më 1 tetor. BP po realizon humbje të mëdha. Pasardhës i Hayward-it bëhet, siç pritej, amerikani Robert Dudley.

"BP do të përfitojë nga përvoja e madhe që ka mbledhur Bob Dudley si president i shoqërisë tonë ruse TNK-BP."

Kjo ishte lëvdata e shefit të kryesisë të BP-së Tony Hayward në fillim të vitit të kaluar. Sepse këshilli mbikëqyrës sapo e kishte emëruar Robert Dudley-n drejtor për operacionet e BP-së në Amerikë dhe Azi.

Që tani amerikani që trashëgon postin e britanikut Hayward mund të thotë vetëm një gjë, që këshilli mbikëqyrës e vlerëson punën e tij si një përvojë të vlefshme dhe si jopenguese.

Sepse kur më 20 prill shpërtheu platforma e naftës Deepwater Horizon dhe mori rrjedhën e vet katastrofa më e madhe e naftës e SHBA-së, Dudley ishte saktësisht një vit në detyrën e tij të re dhe në këtë mënyrë përgjegjës për operacionet e koncernit para Gjirit të Meksikës.

Por ngjitja në majën e koncernit u ravijëzua më 4 qershor 2010, kur Tony Hayward-it, që po vepronte mjaft ngathët, iu desh t'ia dorëzonte Dudley-t kontrollin e luftimit të katastrofës.

Që atëherë ky ishte gjithë kohën në lëvizje midis Gjirit të Meksikës, selisë qendrore amerikane të BP-së në Houston të Teksasit dhe Uashingtonit, ku ndihmoi qenësisht në qetësimin e dallgëve midis Shtëpisë së Bardhë dhe BP-së. 54-vjeçari doli edhe para opinionit amerikan.

Më 1 korrik ai ishte i ftuar në një emision pyetje-përgjigje të stacionit publik PBS. Një shikues donte të dinte prej tij se sa të vërtetë ishin zërat se disa menexherë hedge fond-esh e kishin këshilluar BP-në për falimentim të qëllimshëm për të shmangur kostot pasuese miliardëshe të katastrofës së naftës dhe për të startuar më pas nga e para.

Dudley: "Nuk besoj se e pret këtë njeri prej nesh. BP është një sipërmarrje shumë e fortë, që ka shumë para në dispozicion. Kjo fuqi na duhet për të përmbushur pretendimet e personave të prekur dhe për këtë po ndajmë mënjanë për katër vitet e ardhshme 20 miliardë dollarë. Ne e garantojmë këtë me pasuri në Amerikën Veriore. Madje në të ardhmen cash flow mund të rritet."

Robert Dudley u rrit në shtetin jugor Misisipi dhe studioi më vonë kimi, teknologji dhe administrim. Babai i dy fëmijëve mbërriti tani fare lart në punën operative.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)