23 Prill 2024

Biznesmeni gjerman interesohet për prodhimin e pajisjeve për makineri

Mitrovicë, 25 janar - Nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, ka pritur biznesmenin nga Nyrnbergu i Gjermanisë, Valentin Biermann, pronar i Kompnaisë “Energietechnik Biermann, që ishte i shoqëruar nga pronari i Kompanisë vendore “Fitimi”, Sabit Mehmeti, për të biseduar për mundësitë e investimit  këtu në komunën e Mitrovicës.

Biznesmeni Biermann, pasi kishte dëgjuar nda pronari i “Fitimit”, Sabit Nehmeti, për kushtet që po ofron komuna e Mitrovicës për investitorë, ka shprehur interesimin për tu njoftuar për së afërmi me drejtuesit komunal, për të parë mundësitë e investimit.

Ai i tha nënkryetarit Mujka, se është i interesuar që të ndërtoj në Mitrovicë, nëse kushtet janë të volitshme, një objekt për prodhimin e pajisjeve të ndryshme për makineri, si bie fjala turbina, pajisje të ndryshme të rrymës etj.

“Më duhet një hapësirë e mjaftueshme për ndërtimin e objektit, për prodhimin e pajisjeve makinerike, ku fillimisht do të punësohen pesë punëtorë, të cilët e njohin punën për prodhimin e pajisjeve për makineri dhe të cilët e njohin gjuhën gjermane. Pastaj, më vonë fabrika do të zgjerohet dhe numri i të punësuarve do të arrij deri në 50. Prodhimet planifikoj t’i dërgoj për shitje në Gjermani e gjetiu”, tha ai.

Nënkryetari Mujka, e njoftoj biznesmenin Biermann me kushtet që ofron komuna e Mitrovicës për investitorët e ndryshëm, duke i thënë fillimisht se këtu është e qertifikuar Zona e Lirë Ekonomike, që ofron mundësi dhe lehtësira të ndryshme për investitorët.

“Mund të ju them se po qese biznes-plani i juaj është atraktiv, atëherë, nuk ka problem që ju të jeni përfitues i tokës në Parkun Industrial në Frashër, ku deri tash kanë përfituar rreth 20 investitorë, disa prej të cilëve edhe kanë filluar ndërtimet e objekteve.\"

\"Prandaj, edhe ju jeni të mirëseardhur që të investoni këtu dhe ne do të ju mundësojmë edhe lehtësira të tjera, gjatë procedurave për marrjen e lejeve të ndryshme që janë të nevojshme për biznese”, tha ndër të tjera nënkryetari Mujka.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)