29 Mars 2024

Biznesi po përballet me barriera të shumta

Prishtinë, 5 korrik - Një delegacion i Odës së Afaristëve të Kosovës vizitoi sot disa kompani me qëllim të marrjes së informacioneve mbi barrierat që po i shkaktohen biznesit vendor.

Gjatë viztës së kompanisë Bibita Group, Labinot Gruda, pronar i kësaj kompanie, përmendi barrierat e shumta që po ka biznesi i tij, që nga mungesa e energjisë elektrike, akcizën që po i shkatërron prodhuesit e pijeve jo alkoolike, mungesa e vizionit të shtetit në miratimin e politikave fiskale.

\"Një problem tjetër me rëndësi është mos rregullimi i duhur i ekzekutimit të faturave, si nga shitësi po ashtu edhe nga blerësi, duke e pasur një zgjedhje ende pa shkuar në gjykatë\", tha ai.

Ndërsa Magjun Nikqi nga kompania Hartina SH.P.K. tregoi për barrierat që po i krijohen gjatë eksportit në Shqipëri, duke u detyruar që të pajiset me dy certifikata “fitosanitare”, si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

Gjithashtu barrierë për eksport ka edhe kompania Trofta nga Istogu, të cilës i është pamundësuar eksporti në Serbi i rasadit të peshkut, sepse organet Serbi nuk njohin dokumentacionin zyrtar të Kosovës.

Ndërsa kompania Sinalco, si të gjithë prodhuesit vendor të pijeve joalkoolike ankohen për akcizën që u ka vënë shteti, 4.5 cent për litër, akcizë kjo e cila po i shkatërron biznesin.

\"Edhe pse jemi pjesë e CEFTA-s, produktet vendore po hasin në shumë barriera eksport, çka do të duhej të ishte preokupim ditor i Insitucioneve tona\", thanë zyrtarët e OAK-ut.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)