30 Shtator 2020

Bizneset kërkojnë heqjen e pagesës së TVSH-së për lëndën e parë

Prishtinë, 5 gusht - Oda e Afarizmit të Kosovës realizoi takim të përbashkët virtual me bizneset anëtare, ku temë kryesore e diskutimit ishte obligimi i pagesës së TVSH-së për bizneset prodhuese gjatë blerjës së lëndes së parë brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Me këtë Republika e Kosovës me vendimet e marra e ka pamundësuar rritjen e prodhimit vendor dhe mundësuar rritjen e importit (raporti është 90% me/10% për ipmportin).

Sipas Kryetarit të Odës së Afarizmit të Kosovës Skënder Krasniqi, kjo metodë e funksionimit po vazhdon të favorizon importin dhe po dëmton bizneset vendore, pasi që lënda e blerë nga jashtë vendit për shkak të lirimit nga TVSH – ja po del me çmim më të ulët se sa në rastin kur ajo blihet brenda vendit. Përveç të tjerash, në këtë periudhë pandemie bizneset kanë nevojë të kenë në dispozicion mjetet financiare, pa pasur nevojë të presin për rimbursim, procedurë e cila merr kohë.

Tutje Krasniqi shtoi që OAK tani e sa kohë është duke kërkuar që TVSH të paguhet në inkasim, e jo në faturim, sepse shpeshherë pagesa e faturave merr kohë më të gjatë.

Në diskutimin e hapur për bizneset, drejtori i “Qumështores DRENA”, Astrit Bunjaku, theksoi që bizneset e sektorit të përpunuesve të qumështit janë duke hasur në disa vështirësi si rezultat i trajtimit të njejtë që po u bëhet prodhimeve vendore me ato të importit, arsye kjo e cila po favorizon blerjen e produkteve të importit për shkak të subvencionimeve që shtetet e rajonit i bëjnë eksportit, ndërsa Kosova nuk e bënë një gjë të tillë.

Ndër të tjera ai shtoi që fermerët kanë humbje të qumështit si rezultatw i mosblerjeve nga ana e fabrikave të qumështit, andaj në afat sa më të shkurtë kohorë kërkoi që të identifikohen mënyra se si të përkrahen, pasi që sasi e konsiderueshme e qumështit është duke shkuar dëmë.

Sipas Visar Idrizit nga “ViPrint” SH.P.K., shteti nuk po ndihmon bizneset. Në moment të lëshimit të faturave, kërkohet pagesa e TVSH – së, gjë e cila po e dëmton në masë të madhe prodhuesit vendor sepse inkasimi po bëhet me disa muaj vonesë.

Ndërsa Gëzim Selimi nga Industria e Mishit “Calabria” kërkoi që bizneset dhe odat të bëjnë presion të vazhdueshëm tek institucionet ashtu që kërkesat e tyre të merren parasysh. Ai gjithashtu shtoi që sa më parë të rregullohet Ligji për Tregti të Brendshme, sepse përmes kësaj do të rregullohej më lehtë edhe çështja e pagesave.

Përfaqësuesi nga “Silcapor” SH.P.K. theksoi që edhe pse janë e vetmja fabrikë në rajon për prodhim të tullave të silcaporit si rezultat i detyrimit të pagesës së TVSH - së në blerje të lëndës së parë brenda vendit, çimenton nuk po mund të blihet në Kosovë, por nga Maqedonia, pasi që po del me kostomë të ulët.

Ekrem Qerreti nga “LTS Kosovo” L.L.C. u pajtua me të gjitha pikat e ngritura nga parafolësit, duke shtuar që lirimi nga TVSH – ja do të lehtësonte funksionimin e bizneseve prodhuese, sidomos në këtë periudhë pandemie ku pothuajse të gjithë po punojnë për ekzistencë.

Në fund të takimit u arrit në përfundim që këto çështje të adresohen tek institucionet dhe të lobohet për ndryshimin e tyre, pasiqë po vështirësojnë rëndë punën e bizneseve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)