19 Mars 2024

Bizneset e peshkut në Istog të ngulfatura nga pagesat e dyfishta të ujit

Prishtinë, 15 shkurt - Në takimin e ndërmjetësuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës, ndërmjet prodhuesve të peshkut në Istog dhe Ministrit të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka u diskutua për çudinë e radhës që po ju ndodhë bizneseve në Kosovë.

Biznesi i peshkut ne Istog qe dhjetë vite paguan taksë ujore (tantiemë ujore), në Ministrinë e Ambientit dhe në kompaninë rajonale “Drini i Bardhë”, që të dyja pagesa për të njëjtin qëllim.

Ajo çka i shqetëson bizneset e peshkut, ishin tarifat e larta që ngriheshin çdo vit dhe që të dyja institucionet që e mbledhin këtë taksë ujore, e akuzonin njëra-tjetrën që nuk kanë të drejtë ligjore për vjeljen e kësaj takse ujore.

Pas shpalosjes së këtyre problematikave, të cilat po e ngulfatin afarizmin në Kosovë, ministri Lluka shprehu gatishmërinë që kjo problematikë të marrë zgjidhje. Ai ftoi një takim të ardhshëm ndërmjet të gjithë akterëve, pra Ministrisë së Ambientit, kompanisë Drini i Bardhë dhe bizneseve të peshkut.

Njëherit, të gjithë të pranishmit falënderuan OAK-un për iniciativën që ka ndërmarrë, për t’i dhënë zgjidhje kësaj çudie taksambledhëse të dyfishtë.

Nga 13 biznese për prodhimin e peshkut që kishte komuna e Istogut, sot afarojnë vetëm 5 prej tyre, kjo tregon më së miri gjendjen në të cilën ndodhet kjo industri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)