19 Mars 2024

BE frikëson investitorët në Trepçë

Prishtinë, 6 shkurt - Aleanca Kosovare e Bizneseve reagon ashpër ndaj zyrtarëve të BE-së se kinse Trepça duhet të jetë temë e Dialogut Kosovë-Serbi.

Me këtë BE-ja ka provokuar dhe paragjykuar përfundimin e Dialogut në dëm të Kosovës por njëkohësisht Deklarata e znj Maja Kocijançiq ka frikësuar dhe mund ta zmbraps interesimin e Investitorëve potencial që të investojnë në Trepçë.

Në bazë të Ligjit për Trepçën Kosova i ka  hap mundësi investitorëve vendor dhe të huaj për të bashkuar kapitalin në këtë aset i cili ka nevojë për rivitalizim dhe investime të reja.

Tentimi për tërheqje nga deklarimi se kinse BE-ja nuk propozon tema por ajo mbështet dialogun për temat të cilat merren vesh Kosova dhe Serbia është në kundërshtim të plotë me pozicionin nga deklarimi i djeshëm.

BE në shumë raste e ka mbështet Kosovën, por në procesin e integrimit dhe liberalizimit te vizave për Kosovën ka përdor standarde të dyfishta dhe ka humb kredibilitetin tek komunitetit i Biznesit në Kosovë.

AKB thekson se “Trepça“  nga  institucionet e Kosovës, në asnjë moment nuk guxon  që te jetë temë e negocimit në Bruksel.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)