20 Korrik 2018

BB ndihmon fuqizimin e konkurrencës

Prishtinë, 2 gusht -  Qeveria e Kosovës dhe Banka Botërore sot nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit “Fuqizimi i Konkurrencës dhe Gatishmërisë për Eksport,” projekt i cili do të implementohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.    

“Ky projekt do të ndikojë në fuqizimin e sektorit privat dhe rritjen e pozitës konkurruese të prodhuesve kosovarë për eksportim të produkteve të tyre në tregjet ndërkombëtare. Projekti do të kontribuojë po ashtu edhe në plotësimin e një sërë obligimesh të rëndësishme që dalin nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim e Kosovës me Bashkimin Evropian, përfshirë këtu edhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve”, thuhet në një kumtesë të MTI-së.    

Sipas MTI-së, projekti do të ndihmojë në zvogëlimin e kostove për firmat për testimin e produkteve dhe marrjen e certifikatave të njohura ndërkombëtarisht duke ua hapur rrugën për depërtim në tregjet e rajonit, Bashkimit Evropian dhe më gjerë. Po ashtu, ky projekt do të mbështes procesin e reformimit të sistemit të inspektimeve në Republikën e Kosovës duke ulur numrin e inspektimeve të biznesit por duke rritur efikasitetin e tyre. 

Projekti në fjalë do ta ndihmojë Agjencinë Kosovare të Metrologjisë (AKM) dhe Drejtorinë e Akreditimit të Kosovës, të cilat funksionojnë në kuadër të MTI-së, për t’u kualifikuar për t’i nënshkruar marrëveshjet për njohje me Komitetin Ndërkombëtar të Peshave dhe Masave dhe Forumin Ndërkombëtar për Bashkëpunim/Akreditim të Laboratorëve. Ky kualifikim mund të mbështesë qëndrueshmërinë e Sistemit Kombëtar të Infrastrukturës së Cilësisë të Kosovës. Këto përpjekje do të ndihmojnë si këtë sistem ashtu dhe laboratorët e vendit që të njihen më tej në tregjet me vlerë të lartë, të tilla si Bashkimi Evropian - duke zvogëluar kostot për firmat për marrjen e raporteve dhe certifikatave të testimit të njohura ndërkombëtarisht. Gjithashtu, projekti do të financojë blerjen e pajisjeve, do të lehtësojë trajnimin, dhe do të fusë në përdorim dhe do të përmirësojë sistemet e TIK-ut për të mbështetur Qeverinë e Kosovës në reformimin e sistemeve të saj të inspektimit të biznesit.

Projekti është një kredi e butë, prej 14.3 milionë euro, e ndarë nga Shoqata Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) e Grupit të Bankës Botërore, që është një fond për vendet me nevojat më të mëdha për zhvillim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Korrik 2018

- Në Universitetin “Kadri Zeka ” në Gjilan mbahen provimet pranuese. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 9:00)

- Grupi inicues kundër rrënimit të objektit të shkollës së verbërve në Pejë mban një konferencë për media. (Sheshi në qendër të Pejës, ora 9:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporti, Kujtim Gashi merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Pishinës Olimpike në në Prizren, investim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. (Palestra Sportive “Sezai Surroi” Prizren, ora 10:30)

- Nisin punimet për ndërtimin e rrugës  në fshatin historik - turistik Belle. (Kilometri i-të  përgjatë rrugës në grykën e Deçanit  afër hotel Kalaja, ora 10:00)

- Policia e Kosoves fillon shpërndarjen e broshurave sipas projektit "Për një vit më të sigurt në trafik” me qëllim të sensibilizimit të pjesëmarrësve në trafikun rrugor, qoftë ata vendor, bashkatdhetarët dhe të huajt që hyjnë dhe qarkullojnë npër rrugët e Kosovës. (Pikë Kalimi Kufitar në Merdar, ora 11:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të bashkëbisedojë me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj vizitë pune në Komunën e Lipjanit. (Objekti i Komunës, ora 11:30)

- Komuna e Shtërpcës, Agjencia Austriake për Zhvillim dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim organizojnë ceremoninë e hapjes së ndërmarrjes sociale "Shoqata e Pavarur e Grave Sevcë" në fshatin Sevcë. (Ambientet e Ndërmarrjes Sociale në fshatin Sevcë, Komuna e Shtërpcës, ora 11:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dekoron këngëtaren Era Istrefi me Medaljen Presidenciale Jubilare të Dhjetëvjetorit të Pavarësisë. (Kabineti i Presidentit, ora  12:30)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione  takohet me përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur për të diskutuar lidhur me çështjen e Personave të Pagjetur pas samitit të mbajtur në Londër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, 13:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e MPJ-së, ora ora 13:15 - vetëm pamje)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe menaxheri i Bankës Botërore për Kosovën Marco Mantovanelli nënshkruajn marrëveshje për financimin e projektit të Ekonomisë Digjitale në Kosovë në vlerë prej  20.7 milion euro. (Ndërtesa e Qeverisë, kati 11, ora 14:00)

- Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të pret në takim homologun e tij nga Republika e Maqedonisë, Ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola Dimitrov mbajn konferencë për media do të mbahet. (Ndërtesa e MPJ-së, ora 14:00)

- Kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Kabineti i Kryeparlamentarit, ora 14:30 - vetëm pamje)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:10 - vetëm pamje)

- Në përkujdesjen e Komunës së Deçanit Kryetarit, Bashkim Ramosaj në bashkëpunim më zyrën e diasporës organizohet hapja e  panairit - verorë  2018. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)

- Asociacioni i Agjencive për Zhvillim Rajonal organizon ceremoninë përmbyllëse të dhënies së Granteve. (Hotel Sirius, ora 17:00)

- Rritja e vetëdijës mbi migrimin, refugjatët dhe viktimat e konfliktit, si dhe eksplorimi i kulturës dhe identitetit përmes artit publik, bisedave dhe tregimeve, janë karakteristikat kryesore të ngjarjes 'Arti i Migrimit' që do të mbahet në Prishtinë. (Miqt Pub pranë Swiss Diamond Hotel, ora 17:00)