28 Mars 2024

BB: Çmimi i naftës do stabilizohet për 2010-ën

SHBA, 2 mars - Çmimi i naftës në tregjet financiare ndërkombëtare do të stabilizohet gjatë këtij viti, duke u luhatur rreth kuotës së 76 dollarëve për fuçi. Konkluzioni është dhënë nga Banka Botërore në raportin mbi parashikimet ekonomike.

Sipas institucionit financiar ndërkombëtar, pritet një stabilizim i kuotimeve të arit të zi. Ndërkohë që edhe produktet e tjera nuk pritet që të rriten më shumë se 3 për qind gjatë këtij viti.

Ndërkohë që gjatë kësaj jave, çmimi i naftës pësoi rritje në tregjet financiare botërore. Gjatë ditës së djeshme, në bursat europiane ari i zi u kuotua me 79.6 dollarë për fuçi, duke fituar rreth 2 dollarë kundrejt javës së kaluar.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)