28 Mars 2024

Audi S5 nga Senner

Bon, 31 mars - Përmirësimet aerodinamike burojnë nga hapësirat e mëdha të qarkullimit të ajrit në spojlerin e ri frontal, pastaj shihet grilli i ri i përparmë, një spojler i ri i prapmë dhe aproni i punuar nga fibrat e karbonit. Katër maje auspuhësh e bëjnë këtë automjet që të duket edhe më agresiv. 4.2 litërshi V8 White Beast (Bisha e bardhë) ka një ngritje modeste të performancës prej 260 kW (349 kuaj fuqi) në 282 kW (384 kuaj fuqi) dhe 475 Nm moment rrotullues, gjë që arrihet përmes filtrit ajror të performancës dhe një sistemi të auspuhëve.

Shpejtësia maksimale në këtë automjet është 285 km/h.

Amortizimi është ulur për 40 mm në repartin e përparmë dhe 35 mm në repartin e prapmë. Ai ecën në rrota me dimensione 9 x 21 inç dhe 10.5 x 21 inç, para dhe prapa, të cilat përcillen me fellne alumini. Këto pako e kompletojnë gomat 255/30R21 dhe 295/25 R21 R21 Hankook S1 Evo.

Enterieri ka pranuar një përfundim të fuqishëm karboni për të ngritur performancën e aftësisë së automjetit. Sener kërkon 18.990 euro për pakon, duke përfshirë edhe kostot e inspektimit teknik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)