28 Mars 2024

Audi ndërton makinë me “Wi-Fi”

Berlin, 23 shkurt - Audi A8 i ri do të ketë si veçori një rrjet me shpejtësi të lartë për lundrimin dhe argëtimin brenda makinës.

Andrew Gilbert, një zëvendës president ekzekutiv i prodhuesit të qarqeve Qualcomm, tha se makina do të mundësonte një “flluskë lidhjesh” për udhëtarët, duke i mundësuar ata të përdorin shërbimet ueb me shpejtësi të lartë në ecje e sipër.

Audi A8 do të ketë si veçori sistemin e lundrimit në makinë. Ndërfaqja Mobile Media Plus, i cili do të luajë rolin e “pikës së nxehtë” mobile, duke mundësuar pasagjerët të lidhin pajisjet e tyre Wi-Fi me internetin. Lundrimi satelitor ka gjithashtu të integruar Google Earth, duke mundësuar pamje satelitore 3 përmasore (3D) me rezolucion të lartë. Audi tha se sistemi, kur kombinohet me një atlas rrugësh dhe përmbajtje të tjera interneti, mund të mundësojë planifikim udhëtimi në kohë reale, vendndodhje specifike vendesh interesante apo rezyme restorantesh, si dhe informacion të minutës së fundit mbi trafikun.

Sistemi mundësohet nga teknologjiaUMTS e Qualcomm, një nga rrjetet e të dhënave me shpejtësi të lartë të gjeneratës së ardhshme që do ta bëjë të lehtë lidhjen në ueb me shpejtësi të lartë nga pajisjet.

“Ne jemi të kënaqur të punojmë me Audin për t’u treguar konsumatorëve sesa imponuese është përzierja e lundrimit dhe teknologjisë lidhëse 3G”, tha Luis Pineda, një zëvendës president i vjetër i menaxhimit të produkteve të Qualcomm. “Duke integruar teknologjinë e modemit UMTS me sistemin lundrues të Audit, ne mund t’u mundësojmë drejtuesve të automjetit një eksperiencë lundrimi si askush tjetër, e përforcuar kjo nga të dhënat në kohë reale dhe pamjet satelitore. “

Audi tha se A8 i parë me UMTS të aktivizuar do të dalë në shitje më vonë këtë vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)