26 Maj 2018

Aston Martin shfaq modelin e ri “Vantage”

Londër, 8 maj - Prodhuesi britanik i automjeteve supersportive “Aston Martin” sapo ka nxjerrë modelin e fundit “Vantage”, që do të zëvendësojë modelin “V8 Vantage”, shkruan revista automobilistike “Autoplus.fr” në faqen e saj të internetit.

Ky do të jetë modeli i ri më bazik i kësaj marke. Një model bazik, por që performancat e tij tejkalojnë të gjitha modelet e tjera, deri tek “Vanquish” dhe të tjera si “V12 Vantage S”.

Ky “Vantage” i ri ka edhe një verison GTE për gara, që di të debutojë këtë fundjavë në garën e saj të parë të 1000 kilometrave në kampionatin WEC (World Endurance Championship).

Ky model është i pajisur me një motor V8 me dy turbo dhe një kubikë 4,0 litra.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Maj 2018

- Komisioni për Rekrutim i Këshillit Gjyqësor të Kosovës organizon mbajtjen e testit kualifikues për kandidatet të cilët kanë aplikuar për pozitën e gjyqtarit në gjykatat Themelore të Kosovës. (Hapësirat e Akademisë Policore në Vushtrri, ora 9:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në kuadër të Takimit të Evropës Juglindore “Love Your Neighbor”, të organizuar nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë. (Hotel Plaza, Tiranë, ora 10:30)

- Instituti ATOMI organizon ceremonin e shpërbilimit të më të mirëve të Garës Ndërkombëtare të Matematikës Kangaro. (Salla e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ora 14:00)