16 Prill 2024

AKP jep në shfrytëzim minieren MIM Goleshi për Ferronikelin

Prishtinë, 26 gusht - Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e jashtëzakonshme të  kryesuar nga Petrit Gashi, ku shqyrtoi kërkesën e \"Ndërmarrjen e re Ferronikeli\" për  dhënien e pëlqimit për shfrytëzimin e një pjese të ngastrës kadastrale.

Bordi shqyrtoi kërkesën e \"Ndër e re Ferronikeli\" dhe morri vendim qe te aprovohet dhënia për shfrytëzim e një prone të Ndërmarrjes Shoqërore \"Miniera dhe industria e magnezit\" - MIM Goleshi (në likuidim) për një periudhë deri në 12 muaj.

Kjo qiradhënie do te mundësoj vazhdimin e aktiviteteve të Ferronikelit dhe është mbështetur nga te gjitha institucionet relevante te Republikës se Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit mbetet e përkushtuar në përkrahjen dhe mbështetjen e Institucioneve qendrore  në agjendën e zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)