19 Prill 2024

Abrashi inauguroi fabrikën e tekstilit ‘Vitex’ në Viti

Viti, 13 korrik - Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban  Abrashi, inaguroi sot hapjen e fabrikës së përpunimit të tekstilit ‘VITEX’ në Viti.

Me këtë rast, Abrashi  falënderoi investitorët gjermanë dhe vendorë, për fillimin e prodhimit të produkteve ‘Made in Kosova’, të cilat janë të destinuara kryesisht si prodhime eksporti.

Në këtë fabrikë fillmisht janë punësuar 150 punëkërkues, ndërsa deri në fund të vitit planifikohet që ky numër të arrijë deri në 500 veta.

Ministri Abrashi u zotua se edhe më tutje do të përkahë investorët e tjerë përmes përkrahjes në paga ose forma tjera, duke paralajmeruar edhe investime tjera gjermane në sektorin e tekstilit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)