18 Tetor 2017

Industri

Jaguar sjell modelin e ri E-Pace

Londër, 14 korrik - Jaguar ka zbuluar modelin më të ri E-Pace, që pritet të \"zaptojë\" sallonet e makinave, në fillim të vitit të ardhshëm. Lexo

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Tetor 2017  - Misioni i OSBE-së dhe Komuna e Obiliqit organizojnë një takim me partnerë vendorë e ndërkombëtarë në lidhje me gjendjen e rëndë të banorëve të ndërtesës për banim social nr. 1 në Plemetin. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale mban takim njoftues me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Uran Ismaili. (Ndërtesa e Kuvendit, salla S-I, ora 10:00)

- Drejtori i Misionit të USAID-it James Hope do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të grantit, i shoqëruar nga pronari i kompanisë VITEX Aqif Ibreahimi.  (Lokalet e VITEX-it në Viti, ora 10:00)

- Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media shqyrton raportin vjetor të Radio Televizionit të Kosovës, raportin vjetor të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Media. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të mbajë konferencë me rastin e shënimit të Ditës së Bashkimit Evropian kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Objekti e everisë, Salla P-38, ora 10:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të marrë pjesë në hapjen e fushatës së Muajit Antitrafikim në kuadër të të cilit MAShT do të organizojë shumë aktivitete në shkolla për parandalimin e trafikimit përmes edukimit. (Ambientet e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë, ora 14:00)

- Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj viziton kompaninë “Meridian Express”. (Lagja Arbëria në Prishtinë, ora 12:30)

- Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reqica raporton para Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Mbahet promovimi i librit elektronik “Komunikimi masiv dhe edukimi për media” të autores, Lindita Tahiri, profesoreshë në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës. (Ambientet e Amfiteatrit të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia e shënimit të 50 vjetorit të themelimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren. (Hamami Gazi i Mehmet Pashës, Prizren, ora 18:00)


Ngjarjet e fushatës zgjedhore

 
- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu viziton shoqaten e Taksisteve. (Restaurant Saranda, ish-Balantines te salla 1 Tetori, ora 11:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Suharekës, Salih Zyba mban tubimin elektoral në Suharekë. (Shtëpia e Kulturës,"Ukë Bytyçi", ora 12:00)

- LDK mban tubimi përmbyllës zgjedhor në Podujevë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Agim Veliu, do të shpalosē programin qeverisës dhe do të prezantojë kandidatët për Kuvend Komunal. (Sheshi i Qytetit në Podujevë, ora 12:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Viti. (Shtëpia e Kulturës, ora 16:00)

- Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për Kryetar të Prishtinës, Arbër Vllahiu mban takim me qytetarët te lagjia e Spitalit. (Rrethi i EULEX-it - super viva, ora 17:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Deçan. (Sheshi para Komunës në Deçan, ora 17:00)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskuka mban tubim elektoral në Prizren. (Sheshi i Lidhjes, ora 17:00)

- LDK mban tubimi përmbyllës zgjedhor në Prishtinë, ku kandidati për kryetar të kësaj komune, Arban Abrashi, do të shpalos programin qeverisës për kryeqytetin dhe do të prezantojë kandidatët për Kuvend Komunal. (Sheshi 21, ora 17:00)

- Nisma për Kosovë mban tubimin elektoral me qytetarë të Prizrenit. (Prizren, ora 18:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Istog. (Sheshi  para Shtëpisë së Kulturës në Istog, ora 18:30)

- Partia Demokratike e Kosovës mban tubimin elektoral në Ferizaj. (Shesh i qytetit, ora 18:30)

- Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Gjakovës, Driton Çaushi mban tubim elektoral në Gjakovë. (Shtëpia e Kulturës "Asim Vokshi", ora 19:30)
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Gjakovë. (Restaurant “Roma” në Gjakovë, ora 20:00)

- Nisma për Kosovë merr pjesë në tubimin me qytetarët në Shtime. (Shtime, ora 20:00) 
 
- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban tubimin elektoral në Rogovë e Hasit, Gjakovë. (Salla e Sporteve, ora 21:00)