19 Tetor 2018

Zvicera dhe IFC ndihmojnë Kosovën në përmirësimin e mjedisit te biznesit

Prishtinë, 10 maj - IFC-ja, anëtare e Grupit të Bankës Botërore, ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës për të ndihmuar në përmirësimin e mjedisit të biznesit përmes reformimit të sistemit të inspektimeve të biznesit, duke thjeshtuar procedurat administrative dhe duke ofruar shërbime më të mira për investitorët.

Marrëveshja është pjesë e Projektit të Klimës së Investimeve në Kosovë të IFC-së, i cili synon të rrisë konkurrueshmërinë e bizneseve më të vogla vendore duke ulur kostot e pajtueshmërisë me rregulloret dhe duke ndihmuar në tërheqjen dhe mbajtjen e investimeve duke forcuar kornizën ligjore dhe të politikave.

"Numri i investitorëve të gatshëm të hyjnë në tregun e Kosovës po rritet", u shpreh Bajram Hasani, Ministër i Tregtisë. "Me këtë projekt duam të zvogëlojmë numrin e inspektimeve të panevojshme të biznesit, të lehtësojmë barrën administrative për bizneset dhe t'u shërbejmë investitorëve në mënyrë më efikase".

"Synimi ynë është të përmirësojmë klimën e investimeve në Kosovë për investitorët vendorë dhe të huaj", tha Thomas Lubeck, Menaxher Rajonal i IFC-së për Evropën Qendrore dhe Juglindore. "Ne do të punojmë me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për reformën rregullatore, duke ndihmuar në rritjen e transparencës dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë për të nxitur rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës".

Qeveria Zvicerane ka kontribuar 2.3 milionë dollarë amerikanë në Projektin më të gjerë të Klimës së Investimeve, i cili do të zbatohet deri në vitin 2020. Projekti është në përputhje me objektivat e Strategjisë së Bashkëpunimit Zviceran për Kosovën 2017-2020 për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për bi

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 tetor 2018 - Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00)

- Oda e Fizioterapeutëve të Kosovë organizon ditë e dytë të Kongresit e I-rë Ndërkombëtar të  Fizioterapisë në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës mirëpret një ekspozitë me titull "Studio Alix: një shekull fotografi të Pireneve", e propozuar nga shoqata franceze "Écrits de lumière". (Aleanca Franceze në Prishtinë, rruga Lah Nimani, ora 11:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës së Banimit Social në Malishevë. (Lagjja Mirëdita në Malishevë, ora 14:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në përurimin e fillimit të punimeve të sheshit të Obiliqit. (Qendra e qytetit në Obiliq, ora 14:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban nesër (e shtune) takim me strukturat drejtuese të degëve të Nismës në Malishevë, Suharekë dhe Rahovec. (Restaurant Bimi 3 në Malishevë, ora 15:00)

- Kuratori i ekspozitës, fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare, do të organizojë një masterclass rreth historisë së fotografisë shqiptare për studentët dhe fotografët. (Kino Armata, ora 16:00)

- Në edicionin e Festivalit Ballkanik të pjekjes dhe promovimit të rakisë, 'Rakia Fest', mbahet tribunë shkencore 'Rakia si mundësi e rritjes se mireqenjes se ekonomive familjare në viset e pasura me pemë. Investimet në funksion të joshjes së popu tës rurale për prodhimin artizanal të rakisë'. (Etnokompleksit të fshatit Kukaj, ora 12:00)