25 Prill 2024

ZRRE vë në diskutim llogaritjen e çmimit për energjinë e ripërtëritshme

Prishtinë, 15 tetor - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka bërë të ditur se ka vënë në diskutim publik Metodologjinë për llogaritjen e çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme.

Qëllimi i kësaj metodologjie është të definohet mënyra e përcaktimit të çmimit referent për energjinë e prodhuar nga burimet e ripërtëritshme të energjisë (BRE).

Ky çmim sipas ZRRE-së do të aplikohet nga Operatori i Tregut për energjinë e shitur tek operatorët për furnizim të energjisë.

I njëjti do të aplikohet edhe për shitblerjen e energjisë nga BRE sipas kornizës së rregulluar.

Kjo metodologji përcakton, po ashtu, parimet themelore sipas së cilave do kalkulohet çmimi referent dhe metodën e llogaritjes së çmimit referent.

Rregullatori për Energji ka ftuar të gjitha palët e interesuara që të dërgojnë komentet e tyre deri me 1 nëntor 2020 në adresën [email protected].

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)