05 Dhjetor 2021

ZRRE publikon për diskutim raportin për të hyrat e lejuara për Termokosin

Prishtinë, 7 tetor -  Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar të gjitha palët e interesuara se ka publikuar për diskutim publik Raportin Rregullativ për përcaktimin e të Hyrave Maksimale të Lejuara për ngrohtoren e qytetit Termokos Sh.A për sezonin 2021/2022.

Raporti paraqet shqyrtimin e kërkesës dhe vlerësimin preliminar për të Hyrat e Lejuara për sezonin 2021/2022 të ndërmarrjes Termokos Sh.A dhe nuk paraqet vendim përfundimtar të Bordit të ZRRE.

Raporti është përgatitur bazuar në Rregullën për Vendosjen e Çmimeve të Energjisë Termike, përmes të cilës përcaktohen procedurat për dorëzimin, shqyrtimin e aplikacionit tarifor dhe aprovimin e tarifave, si dhe metodologjia për llogaritjen e të hyrave të lejuara dhe  tarifave.

"Përderisa sektori i energjisë termike në transportimin dhe shpërndarjen e energjisë termike klasifikohet si monopol i natyrshëm, dhe për arsye se gjithashtu në gjenerim dhe furnizim ende nuk ekziston konkurrenca, atëherë tarifat e ngrohjes qendrore, që i përmbajnë të gjitha komponentët e lartpërmendura, i nënshtrohen përcaktimit - miratimit nga ZRRE-ja."

"Brenda kompetencave dhe obligimeve të veta ligjore, Zyra e Rregullatorit për Energji ka nxjerrë Rregullën për Vendosjen e Çmimeve të Energjisë Termike. Rregulla përcakton procedurat për dorëzimin, shqyrtimin e aplikacionit tarifor dhe aprovimin e tarifave, si dhe Metodologjinë për llogaritjen e të hyrave të lejuara dhe  tarifave", thuhet në njoftimin e ZRRE-së.

 ZRRE fton të gjitha palët e interesuara që komentet e tyre për Raportin Konsultativ t’i dërgojnë deri me 22 tetor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2021

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit me moton “Volunteer Now For Our Common Future”. (Galeria Kombëtare të Kosovës, ora 11:30)

- Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis organizon protestën me moton “Boll Ma - Asnjë grua e vajzë më pak, asnjë vdekje më shumë”, kundër dhunës dhe vrasjeve të vajzave dhe grave, dhe mungesës së përgjigjes së duhur institucionale. (Plateja e sheshit “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)