19 Prill 2024

ZRRE nënshkruan marrëveshje me Enti e Energjisë së Shqipërisë

Prishtinë, 13 dhjetor - Sot në Prishtinë, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) e Republikës së Kosovës dhe Enti Rregullator i Energjisë (ERE) i Republikës së Shqipërisë, kanë nënshkruar marrëveshje të Bashkëpunimit. 

Kjo është marrëveshja e dytë, pas asaj të nënshkruar në vitin 2013, që Rregullatorët e të dyja vendeve po nënshkruajnë me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe përshtatjes me rrethanat e reja të krijuara në sektorin e energjisë.

Me këtë marrëveshje dy rregullatorët kanë vënë në pah mundësitë për të përqendruar përpjekjet e tyre të përbashkëta mbi zhvillimin e një strukture të qëndrueshme rregullatore në sektorët e energjisë elektrike dhe gazit në nivel rajonal dhe në nivel dypalësh.

Përmes nënshkrimit të marrëveshjes, të dy rregullatorët janë pajtuar që të thellojnë bashkëpunimin për të harmonizuar kornizat rregullative dhe për të promovuar zhvillimin dhe integrimin e tregjeve të energjisë të të dyja vendeve.

Dy rregullatorët, me këtë rast, janë zotuar do të bashkëpunojnë për të favorizuar aktivitetet e përbashkëta të përqendruara në iniciativat e ngritjes së kapaciteteve, shkëmbimin e njohurive dhe praktikave më të mira, seminare të posaçme (ad hoc), workshop-e dhe trainime.

Me këtë rast ushtruesi i detyrës së Kryesuesit të Bordit të ZRRE, Z. Arsim Janova, ka theksuar se kjo është një ditë e rëndësishme për të dy rregullatorët pasi që siç tha ai po rikonfirmohet qëllimi i përbashkët i të dy rregullatorëve për të vazhduar bashkëpunimin edhe në të ardhmen, duke pasur parasysh se edhe deri më tani ka ekzistuar një bashkëpunim dhe koordinimi mjaft i mirë në mes të dy institucioneve.

Po ashtu, Petrit Ahmeti, Kryetar i Bordit të ERE, e ka cilësuar bashkëpunimin në mes të dy rregullatorëve me zanafillë të mëhershëm por që me ndryshimin e rrethanave duhet të përmbajë edhe vlerësimet e kohës dhe të rrethanave sa i përket ndryshimeve që ndodhin në sektor. 

Ai me këtë rast ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm edhe bashkëpunimin e dy operatorëve të tregut të energjisë të të dyja vendeve, OST dhe KOSTT, të cilët siç theksoi ai kanë bërë hapa shumë domethënës jo vetëm përmes bashkëpunimit në mes tyre por edhe me pjesëmarrjen në tregun rajonal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)