20 Janar 2021

ZRRE miraton të hyrat e lejuara maksimale të KOSTT, KEDS dhe KESCO

Prishtinë, 6 prill -  Sot, në Zyrat e Rregullatorit për Energji (ZRRE), Bordi i ZRRE ka mbajtur Seancën e tij të dytë për këtë vit.

Një nga çështjet e para që Bordi ka marrë vendim ka qenë miratimi formal i Raportit Vjetor 2019 të ZRRE, raport ky i cili tashmë është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës për shqyrtim.

Në këtë Seancë po ashtu, Bordi ka miratuar të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) të operatorëve të Transmetimit/Tregut (KOSTT), Shpërndarjes (KEDS) dhe Furnizimit Universal (KESCO) me energji elektrike. Vlera e përgjithshme e miratuar e MAR-it për periudhën rregullative prill 2020 - mars 2021 është vendosur të jetë 268.9 milion euro.

Me këtë rast Bordi ka kërkuar nga operatorët që, bazuar në të hyrat e lejuara, të dorëzojnë sa më shpejt që është e mundur, kërkesat për tarifat e reja të cilat do të miratohen në Seancën e ardhshme të Bordit, e që do të duhej të mbahej para përfundimit të kësaj periudhe të faturimit të energjisë elektrike.

Pjesë e shqyrtimit në këtë Seancë ka qenë edhe Amendamentimi i Rregullës së Taksave. Qëllimi i kësaj Rregulle është që t’i specifikojë llojet dhe shumën e taksës të përcaktuar në Nenet 23 dhe 24 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, me qëllim të mbledhjes së të hyrave për Rregullatorin.

Pjesë e amendamentit që është aprovuar nga Bordi në këtë Seancë ka qenë vlera e Taksës Fillestare të Licencës për Furnizim me energji elektrike, e cila nga 8000 euro sa ka qenë është vendosur të ulet në 2000 euro.

Po ashtu, Bordi ka shqyrtuar edhe disa kërkesa të kompanive, për shtyrje të afateve të vlefshmërisë së Autorizimeve Finale për ndërtimin e kapaciteteve të reja të gjenerimit nga Burimet e Ripërtritëshme të Energjisë (BRE).

Këto kërkesa Bordi i ka aprovuar si të arsyeshme dhe që kanë mbështetje në legjislacionin në fuqi, me përjashtim të njërës e cila është shtyrë për një Seancë të ardhshme kur pritet të sjellën dëshmitë e nevojshme të parapara me legjislacion.

Bordi ka aprovuar edhe një kërkesë për ndërtim të kapaciteteve gjeneruese për vet konsum nga panelet solare, në kapacitet prej 4.8 kW, në Komunën e Rahovecit, si dhe ka shqyrtuar një numër të ankesave të konsumatorëve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Dhjetor 2020

- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti zhvillon homazhe te varri i ish presidentit Ibrahim Rugova. (Velani, ora 10:00)

- Kryesia e Lidhjes Demokratike te Kosovës bën homazhe te varri i Presidentit Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, me rastin e 15 vjetorit të vdekjes së tij. (Velani, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e parë e Komiteti për Politik dhe Financa në Komunën e Rahovecit. (Objekti i ri i administratës komunale të Rahovecit, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj zyrtaritt te Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, Maxhun Maloku për keqpërdorim te pozitës apo autoritetit zyrtar. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)
 
- Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve në zgjerimin e rrugës në hyrje të qytetit të Ferizajt. (Ura afër fshatit Bibaj, ora 11:00)

- Ambasadorja suedeze, Karin Hernmarck, dhe Ushtruesi i Detyrës së Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë, Kilian Wahl, do të organizojnë një konferencë për shtyp në Prishtinë për t’i prezantuar prioritetet e Kryesimit suedez të OSBE-së për vitin 2021. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media me temë ''14 kërkesat e AKB-se, bizneseve dhe konsumatoreve deri me 14 shkurt, kur edhe përfundojn zgjedhjet lidhur me rritjen e mirëqenies qytetare dhe pasurimin dhe implementimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike për vitin 2021''.  (Salla e konferencave të AKB-së, ora 13:00)

 - Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti merr pjesë në akademinë për ish presidentin Ibrahim Rugova. (Teatri i Gjilanit, ora 14:00)