16 Prill 2024

ZRRE mban diskutim publik për përcaktimin e të hyrave të lejuara

Prishtinë, 19 shtator - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) do të organizoj seancë për diskutim publik lidhur me shqyrtimin e dytë periodik rregullativ (SHPRR 2) për përcaktimin e të Hyrave të Lejuara Maksimale (MAR) për Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Tregut (OT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH) për Periudhën Rregullative 1 prill 2018  - 31 mars 2023.

Procesi i Shqyrtimit të Periudhë së dytë Rregullative është iniciuar nga ZRRE më 4 korrik 2017, ku janë publikuar për diskutim Raporti Konsultativ për Mesataren e Ponderuar të Kostos së Kapitalit (WACC), Raporti për Vlerësimin e Jetëgjatësisë së Aseteve dhe Raporti Konsultativ për Reduktimin e Humbjeve.

 Pas marrjes së komenteve nga palët e interesuara, në lidhje me raportet, dhe pas dorëzimit të kërkesave nga operatorët e licencuar, ZRRE në këtë Seancë ka për qëllim t’ju ofroj mundësi të gjithë të interesuarve që të japin komentet e tyre në lidhje me kërkesat e të licencuarve.

 Të licencuarit në këtë seancë, përveç të tjerash, do të paraqesin çështjet thelbësore të kërkesave të tyre, siç janë parashikimet për kërkesën e energjisë, shitjet dhe humbjet e energjisë, investimet kapitale si dhe  shpenzimet operative dhe ato të mirëmbajtjes për periudhën e ardhshme rregullative SHPRR 2.

Të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) të tanishme janë përcaktuar në Shqyrtimin e parë Periodik në vitin 2013 (PRR 1) dhe janë në fuqi deri në vendimin e ardhshëm të Bordit të ZRRE, i cili pritet të merret deri para përfundimit të Periudhës së parë Rregullative.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)