19 Prill 2024

ZRRE mban diskutim publik për MAR-et e OST/OT-se dhe OSSH-se

Prishtinë, 28 shkurt - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka njoftuar se aktualisht është duke kryer përshtatjen e rregullt dhe procesin e azhurnimit vjetor të të Hyrave të Lejuara Maksimale (MAR) që do të mbulohen nga Kompanitë e Rregulluara të sektorit të energjisë elektrike në vend.

Si pjesë e këtij procesi, ZRRE pas dorëzimit të propozimeve nga Kompanitë e Rregulluara, ka kryer analizat dhe vlerësimet preliminare dhe ka vendosur në diskutim publik Raportet Konsultative të Llogaritjes së të Hyrave të Lejuara Maksimale për Operatorin e Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (OST/OT, KOSTT) dhe Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes (OSSH, KEDS) .

Në korrik të vitit 2016, Parlamenti i Republikës së Kosovës, ka miratuar Ligjet e reja për sektorin e energjisë, të cilat kanë sjellë ndryshime esenciale në rregullimin e sektorit. 

Ky është viti i parë që ZRRE ndërmerr një Shqyrtim Tarifor me ligjet e reja në fuqi për sektorin e energjisë në Kosovë dhe rrethanat e reja të krijuara me ndryshimet ligjore do të jenë mjaft sfiduese për ZRRE-në dhe të gjithë akterët.

Prandaj ZRRE fton kompanitë e rregulluara, konsumatorët dhe të gjitha palët tjera që të japin kontributin e tyre në këtë proces, duke shqyrtuar dhe komentuar të dhënat dhe pikëpamjet e paraqitura në këto Raporte Konsulatative, në mënyrë që vlerësimet të jetë sa më të sakta për të Hyrat e Lejuara Maksimale për Operatorët e Rregulluar.

ZRRE fton të gjitha palët, që komentet e tyre t’i dërgojnë me shkrim në postën elektronike [email protected] jo më vonë se 14 mars 2017. Gjithashtu, komentet mund të dërgohen me postë në:

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)