28 Mars 2024

ZRrE i miraton licencat afatgjate për prodhim të energjisë KELKOS-it

Prishtinë, 12 nëntor - Bordi i Rregullatorit për Energji ka mbajtur sot seancën e nëntë (IX) me radhë për këtë vit.  

Në këtë seancë janë miratuar kërkesat e Operatorit të Sistemit të Transmetimit dhe Tregut (KOSST) lidhur me Procedurat për Shkëmbimin dhe Aktivizimin e Rezervave për Balancim të zonave rregulluese Kosovë - Shqipëri dhe Alokim të Kapaciteteve interkonektive, si dhe  Rregullat e Ankandit për alokimin e kapaciteteve në Zyrën e Ankandit të koordinuar në Evropën Jug-lindore.

Në këtë seancë Bordi ka miratuar Licencat afatgjate për prodhim të energjisë elektrike të ndërmarrjes KELKOS Energy për HC Deçani dhe HC Belaja .

Pjesë e shqyrtimit dhe miratimit të Bordit në këtë seancë ishte edhe aneksi i marrëveshjes KEK- Termokos lidhur me çmimin e energjisë elektrike nga ko-gjenerimi.

Bordi po ashtu ka miratuar kërkesat e 8 aplikuesve për ndërtimin e gjithsej 233kW kapacitete gjeneruese për vet-konsum nga panelet solare në komunën e Prishtinës, Garaçanicës, Malishevës dhe Deçanit.   

Në këtë seancë, Bordi ka shqyrtuar Planin e Përformancës së Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021. Ky Plan i Përformancës është një faktor i rëndësishëm përcaktues për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive ligjore të përcaktuara me nenin 15 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, si dhe për planifikimi e të Hyrave dhe Shpenzimeve të ZRRE-së përgatitur në përputhje me nenin 22 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë (Ligji Nr. 05/L-084) dhe nenit 43 pika 3 të Ligjit Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të Agjencive të Pavarura (Ligji Nr.06/-113)

Si zakonisht në seancat e Bordit, edhe sot, janë shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve si dhe çështje të tjera që ndërlidhen me funksionimin e Zyrës së Rregullatorit.     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)