19 Prill 2024

ZRRE i kërkon KESCO furnizim të rregullt me energji elektrike pa reduktime

Prishtinë, 24 janar - Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka bërë të ditur se në bazë të autoritetit të saj ligjor, në vazhdimësi është duke monitoruar operimet dhe sjelljet e operatorëve të sistemit të energjisë elektrike në vend.

Sipas informatave të ditëve të fundit, të pranuara nëpërmjet ankesave nga konsumatorët, raportimeve të mediave të shkruara dhe elektronike, është vërejtur se Operatori i Furnizimit me Energji (KESCO) është duke aplikuar reduktime të energjisë elektrike në lokalitete të ndryshme në vend.

ZRRE ka reaguar menjëherë, duke dërguar shkresë zyrtare tek KESCO përmes të cilës ka kërkuar nga ajo furnizim të rregullt me energji elektrike dhe ndërprerje të menjëhershme të reduktimeve përveç në rastet kur rrezikohet siguria e sistemit.

ZRRE kërkon edhe njëherë nga të licencuarit që të angazhohen maksimalisht për mbarëvajtjen e operimit të sistemit, dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)