16 Prill 2024

ZRRE do të marrë vendimin përfundimtarë për Certifikimin e KOSTT

Prishtinë, 4 shkurt -  Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është njoftuar nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë (KE), se mbështet vendimin e ZRRE-së për Certifikimin e Operatorit të Sistemit të Transmetimit (OST – KOSTT).

Opinioni i Sekretariatit është dhënë si përgjigje ndaj vendimit preliminar të Bordit të ZRRE, të marrë me 24 shtator 2018 me të cilin Bordi ka vendosur të certifikoi KOSTT-in si Operator të pavarur të Transmetimit të energjisë elektrike. 
Certifikimi i OST-KOSTT është proces përmes të cilit ZRRE-ja konfirmon që ka ndarje të mjaftueshme të kontrollit mbi OST-në në njërën anë dhe prodhimin dhe/apo furnizimin në anën tjetër dhe që ndërmarrja e energjisë është në pajtueshmëri me dispozitat e shthurjes të përcaktuara me kapitujt IV dhe V të Direktivës 2009/72/EC1, kapituj këta të transpozuar në legjislacionin e Kosovës nëpërmjet nenit 11 të Ligjit për Energjinë Elektrike.

Ky proces është i nevojshëm në mënyrë që të vërtetohet se OST, në një treg të lirë energjetik, realizon funksionet e tij në mënyrë të pavarur nga çfarëdo biznesi tjetër në sektorin e energjisë dhe rrjedhimisht ofron qasje të lirë dhe jodiskriminuese në rrjetin e transmetimit për të gjithë operatorët e tregut në territorin e vendit.

Pas mbështetjes përmes Opinionit të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Bordi i ZRRE në mbledhjen e tij të ardhshme do të marrë vendimin përfundimtarë për Certifikimin e OST-KOSTT.

Me këtë proces, ZRRE-ja po përmbush një nga obligimet më sfiduese që dalin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë si dhe po vërteton edhe njëherë funksionimin e plotë të KOSTT, në përputhje me direktivat e BE-së për energji, brenda territorit të Republikës së Kosovës.
L

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)