29 Mars 2024

ZRRE aprovon kërkesa për prodhimin e energjisë nga burimet solare

Prishtinë, 5 qershor - Në seancën e mbajtur sot, të gjashtën me radhë për këtë vit, Bordi i Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka miratuar Rregullën për Standardet e cilësisë së shërbimit të energjisë elektrike.

Kjo Rregull përcakton treguesit e cilësisë së shërbimit të energjisë elektrike për shërbimet e ofruara, furnizimin e pandërprerë të energjisë elektrike dhe cilësinë e tensionit të ofruara nga operatorët për konsumatorët e energjisë elektrike në vend.

Po ashtu, në seancën e sotme Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar Planin Zhvillimor dhjetë (10) vjeçar të Ndërmarrjes së Ngrohjes Qendrore “Termokos” për të cilin  është vendosur që, në përputhje me kërkesat ligjore, t’i nënshtrohet procesit të diskutimit publik të udhëhequr nga ndërmarrja dhe pastaj të sillet në takimet e ardhshme të Bordit për aprovim. 

Pas shqyrtimit nga Bordi, është aprovuar edhe amandamentimi i Marrëveshjes për Shitblerje të Energjisë Elektrike nga Burimet e Energjisë së Ripërtëritshme (BREE).

Bordi po ashtu ka miratuar kërkesën e kompanisë “Hidroenergjia” Sh.P.K për lëshimin e Licencës së përkohshme për prodhimin e energjisë elektrike nga Hidrocentrali “Lepenci 3”, me një kapacitet prej 9.998 MW, i ndërtuar në  komunën e Kaçanikut.

Në këtë seancë Bordi sot ka vendosur që për aplikacionet që kanë qenë në pritje të lëshojë 14 Autorizime Preliminare për ndërtimin 42 MW energji elektrike nga burimi i energjisë solare.

Ndërsa për prodhimin e energjisë për vet konsum, Bordi ka shqyrtuar dhe ka aprovuar katër (5) kërkesa për ndërtimin e 49.88 kW energji nga burimet solare.

Po ashtu është marrë vendim nga Bordi që të pezullohet pranimi i aplikacioneve për marrje të autorizimit për ndërtim të kapaciteteve të reja gjeneruese, për tu trajtuar si “aplikacione në pritje” dhe për tu përfshirë në Skemën Mbështetëse, jashtë caqeve të BRE-ve të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ nr. 05/2017.

Si rezultat i këtij vendimi, Rregullatori nuk do të pranojë asnjë aplikacion për marrje të autorizimit për ndërtim të kapaciteteve të reja gjeneruese, për tu trajtuar si “aplikacione në pritje”, ndërsa  vendimet për Autorizim Preliminar që janë lëshuar para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, do të trajtohen sipas dispozitave ligjore të Rregullës për Skemën Mbështetëse.

Bordi si zakonisht ka shqyrtuar edhe disa ankesa të konsumatorëve dhe çështje të tjera të rregullimit të sektorit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)