25 Prill 2024

Zhvillohen punime në nënstacionin Peja 1

Pejë, 9 korrik - KOSTT (Operator Sistemi, Transimisioni dhe Tregu) bën të ditur se të dielën zhvillohen punimet në nënstacionin Peja 1 me ç’rast do të ketë shkyçje të energjisë elektrike për një orë gjatë ditës.

“Njoftohen qytetarët që me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë, për realizimin e punëve të planifikuara në kuadër të projektit të KOSTT sh.a Përmirësimi i Rrjetit Transmetues, faza IV dhe V, LOT 1 – Nënstacionet,  me datë 9 korrik 2017 nga ora 15:00 deri në ora 16:00, do të bëhet shkyçja e transformatorit energjetik TR2 në NS 110/35/10 kV Peja 1”, thuhet në komunikatë. 

Sipas komunikatës, shkyçja është e domosdoshme për të mundësuar testimin e funksionimit të SCADA/EMS me Qendrën Dispeçerike Nacionale, për fushën e transformatorit TR2.

Bëhet e ditur se gjatë kohës së lartcekur një pjesë e qytetarëve/institucioneve që furnizohen nga NS 110/35/10 kV Peja 1, do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, pasi parashihet të redukohen 9MWh/h)

Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e sigurisë së operimit dhe komandimit të Sistemit Transmetues të Republikës së Kosovës, prandaj KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)