25 Prill 2024

Vullnetarët e Kosovës dhe Shqipërisë pastrojnë Drinin e Bardhë dhe te Zi

Prishtinë, 7 qershor - Në vazhdën e projektit “River Cleanup”,  “Let's Do It” së bashku me vullnetarët e Organizatës “Ta Pastrojmë Shqipërinë” u bashkuan për të pastruar hapësirat ku takohen dy lumenjtë, ai i Drinit të bardhë dhe Drinit të zi, në Kukës.

Fatkeqësisht brigjet ishin kapluar në masë të madhe nga mbeturinat e materialeve të ndryshme, ku mbizotëronte plastika. Gjatë këtij aksioni vullnetarët arritën të mbledhin mbi 100 thasë mbeturina.

Dihet se lumenjtë janë asete të pazëvendësueshme, andaj “Let's Do It” kërkon përgjegjësi më të madhe nga institucionet relevante si dhe u bën thirrje qytetarëve që të jenë më të kujdesshëm dhe të luajnë rolin që u takon në mbrojtjen e lumenjve.

Ky aksion e prezanton më së miri qëllimin e “River Cleanup”, që është bashkimi i vendeve përmes pastrimit të lumenjve. Në këtë rast u bashkua Shqipëria e Kosova, aty ku bashkohen edhe dy lumenjtë e Drinit.

Sot ishte dita e tretë e aktiviteteve për pastrimin e lumenjve. Kjo pasi, dy ditë më parë u organizuan aksione pastrimi te Ujëvara e Mirushës si dhe tek Drini i Bardhë në Radavc të Pejës. Këto aktivitete u organizuan për nder të Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit – 5 Qershor.

“Let's Do It” do të vazhdojë me ndërmarrjen e aksioneve të tilla , meqë fokusi i strategjisë gjatë tërë vitit do të jetë tek lumenjtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)