19 Prill 2024

Vikendi me mot të vranët dhe me shi

Prishtinë, 11 mars - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.

Vranësirat gjatë ditës së shtune vende-vende do të shoqërohen  me reshje shi, kurse në viset malore reshjet e shiut do të shoqërohen me fjolla bore.    

Temperaturat minimale do të lëvizin nga  o deri 4 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 7-10 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe do të jetë në vlerat e normales me tendencë të ngritjes.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja me shpejtësi deri 11m/s.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)