19 Prill 2024

Vikendi me mot të vranët dhe me kushte për reshje të shiut

Prishtinë, 18 shkurt - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këtë gjendje meteorologjike sipas IHK-së do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me kushte për reshje të shiut, kurse në vise malore  me lartësi mbidetare mbi 800m reshjet e shiut do të shoqerohen edhe me fjolla te dobeta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 1 gradë Celsius, ndersa temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga verilindje me shpejtesi 1-7m/s.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)