19 Prill 2024

Vikendi do të mbajë mot kryesisht me diell

Prishtinë, 10 maj - Në parashikimin e motit për sot dhe ditët e vikendit Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se do të mbajë mot i ndryshueshëm, me diell dhe me vranësira, të cilat ditën e premte vende –vende do të shoqërohen me riga shiu.

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlerat e normales por nuk do të mbetet stabile dhe si pasojë e kësaj gjendje barike, java e ardhshme pritet të ketë ndryshime të dukshme, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme dhe reshje shiu të intensitetit mesatar dhe vende-vende reshjet do të jenë të shoqëruara në formë stuhie.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)