19 Mars 2024

Vihet gurthemeli i impiantit për trajtimit të ujërave të ndotura në Gjakovë

Prishtinë, 19 qershor - Gurthemeli i impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Gjakovë, është një proces i angazhimit të Ministrisë, donatorëve dhe ujësjellësve për të ta kompletuar gjithë sistemin nga prodhimi i ujit deri te trajtimi i ujërave të zeza në vend, ka deklaruar Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.

Këto komente, kreu i MZHE-së i bëri gjatë ceremonisë së e vënies së gurthemelit të Impiantit të trajtimit të ujërave të ndotura në vlerë prej 17 milionë euro, ku morën pjesë drejtues të institucioneve, ambasadorë të vendeve donatore dhe akterë të sektorit të ujërave.

Ministri Lluka theksoi se ky sukses nuk do të ishte i arritshëm pa ndihmën e donatorëve si Qeverisë Gjermane dhe asaj Zvicerane. “Sot në Kosovë trajtojmë vetëm 2% të ujërave të zeza, derisa në vende e zhvilluara është e kundërta. Por ne do ta ndërrojmë këtë kahe. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza ka filluar në Prizren, tash po fillon në Gjakovë dhe shumë shpejtë do të fillojë edhe në Pejë. Këto tri impiante dhe me impiantin që është në proces e sipër në Prishtinë, ne do të trajtojmë rreth 60% të ujërave të zeza në Kosovë”, tha ai.

Ministri bëri të ditur se aktualisht rreth 84% e qytetarëve kanë të qasje në ujësjellësit rajonal, derisa 7% kanë sisteme vetanake të furnizimit, ndërsa rreth 72 % e qytetarëve kanë qasje në kanalizime.

Lluka njoftoi se MZHE ka ndarë 10 milionë euro për tri vitet e ardhshme, që në bashkëpunim me donacionin e Qeverisë Zvicerane prej 8 milionë euro të bëhet integrimi i të gjitha fshatrave në sistemin e ujësjellësve rajonale.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, tha se qytetarët e Gjakovës duhet t’i gëzohen këtij investimi pasi Gjakova po e merr hovin e zhvillimit, e sidomos në trajtimin e ujërave të zeza por edhe ujin e pijes, investime që kanë impakt të rëndësishëm në jetën e qytetarëve.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini tha se ky donacion është më i madhi që ka ndodhur në komunën e Gjakovës, dhe falënderoi qeverinë dhe popullin gjerman dhe zviceran për këtë ditë të jashtëzakonshme për qytetarët.

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, shprehu kënaqësinë e tij që përfaqëson taksapaguesit zviceranë këtu dhe kjo ceremoni shënon fillimin e ndërtimit të impiantit të ri për trajtimin e ujërave të zeza, ndërsa shtoi se shpreson që vitin tjetër do të takohemi përsëri për inaugurimin e një impianti i cili do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve të Gjakovës”, tha Lebet.

Roland Siller – Nënkryetar i Bankës Gjermane për Zhvillim KfË tha se shpreson që me këtë projekt do të përmirësohet cilësia e jetës së qytetarëve në Gjakovë.” Është njëri ndër investimet më të mëdha të viteve të fundit në Gjakovë dhe impianti i dytë i trajtimit të ujërave të zeza që po ndërtohet në këtë pjesë të Kosovës.

Sipas tij, kjo nuk është e rëndësishme vetëm për Kosovën, por edhe për vendet fqinje dhe shpreson se me këtë projekt edhe ujërat e shkarkuara në lumenj do të kenë këtë cilësi dhe do të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve në Gjakovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)