20 Gusht 2019

Vetëvendosje: Nuk do ta lejojmë varrosjen e Lepencit

Istog, 15 qershor - Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se në Shtërpcë duan ta varrosin lumin Lepenc duke e futur në gyp sepse privatët duan të ndërtojnë hidrocentrale të cilat sjellin fare pak punësim dhe energji ndërkohë që shkaktojnë dëm të madh mjedisor.

Shqiptarët dhe serbët që banojnë në fshatin Biti e Poshtme janë bërë bashkë për rezistencë.

Disa prej tyre janë arrestuar nga Njësia speciale e policisë së Kosovës.

Ndërkohë pushteti lokal dhe Komuna nuk është në mbrojtje të banorëve dhe interesave të tyre.

Ndërtimet e egra po e dëmtojnë turizmin. Projekte të përqendruara vetëm te përfitimi i kompanive private, si hidrocentrali mbi Lepenc, shkatërrojnë mjedisin dhe dëmtojnë rëndë ekonominë e banorëve, bujqësinë, blegtorinë e turizmin.

Kryetari i Vetëvendosjes!-s, Albin Kurti, bashkë me deputetët Xhelal Sveçla, Valon Ramadani, Arbër Rexhaj dhe Salih Zyba, me kryetarin e Qendrës së Lëvizjes, Shpejtim Arifi dhe me kryesuesin e Kuvendit Komunal të Prizrenit, Artan Abrashi, vizituan sot këtë fshat dhe bashkëbiseduan me banorët shqiptarë e serbë.

Ata thanë që nëse varroset lumi do të detyrohen të shpërngulen meqenëse nuk do të mund t'i kultivojnë më mjedrat.

Shtërpca është vend i turizmit dhe bujqësisë, jo i energjisë. Janë në pyetje 220 hektarë mjedra! Shqiptarët dhe serbët në Biti të Poshtme thanë se nuk do ta lejojnë futjen e Lepencit në gyp, ndërsa kryetari Kurti tha se këtë çështje Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Grupi i saj Parlamentar do ta ngrejë në të gjitha institucionet.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 gusht 2019 - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala do ta takojë ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi. (Holli i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë organizon tryezën për gjendjen e prodhimit në Kosovë ku do të diskutohen rekomandimet ndaj Qeverisë së re rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të sektorit të prodhimit, me panelistë përfaqësues të bizneseve prodhuese në vend. (Hotel Sirius, ora 9:55)

- Në Gjilan fillon implementimi i programit “Shkollat e Shekullit 21”, i cili mbështetet nga Qeveria e Britanisë, i dizajnuar nga British Council. (Salla e Kuvendit Komunal, ora 11:00)

- Instituti Demokratik I Kosovës / Transparency International Kosova organizon konferencën për media gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat e hulumtimit pilot mbi transparencën e kryeqyteteve evropiane, ku mes 27 kryeqyteteve evropiane është vlerësuar edhe Prishtina. (Salla e konferencave të KDI, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka do të pret në takim anëtarin e Parlamentit Britanik, John Grogan ku pas takimit do të ketë edhe një konferencë të përbashkët për media. (Shtëpia e Bardhë, ora 13:00)

- Mbahet ceremonia e hapjes se festivalit të edicionit të 9-të të Festivalit të Arteve dhe Kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnokompleksi i fshatit Kukaj, ora 18:00)

- Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020 do të organizojë dëgjime publike me me banorët e rajonit të Zhurit, Vërrinit dhe Vërmicës me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirjes dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve. (Shkolla fillore në Zhur, ora 19:00)

- Aleanca Franceze e Prishtinës, Kino Armata dhe Termokiss organizojnë së bashku edicionin e parë të festivalit "Kino nshehër". (Kino Armata te Sheshi, ora 20:00)