19 Shtator 2018

Vetëvendosje kërkon interpelancë për mungesën e energjisë

Prishtinë, 4 mars - Lëvizja Vetëvendosje! e ka trajtuar problemin me mungesen e energjisë elektrike dhe faturat e papërballueshme për qytetarët.

Në një konferencë të Lëvizjes Vetëvendosje! në të cilën kanë folur deputetja Albulena Haxhiu dhe përfaqësuesi i Komitetit për Energjetikë Naim Hoxha treguan për reduktimet e ashpra të energjisë do të kërkohet interpelancë qysh nesër në Kuvendin.

Haxhiu rikujtoi kohën kur ishte privatizuar kjo ndërmarrje. Në vitin 2012, nga Qeveria Thaçi, humbëm një aset publik si pasojë e privatizimit.

"Korporata Energjetike e Kosovës u privatizua me vetëm 26.3 milionë euro. Kontrata ishte nënshkruar pavarësisht kundërshtimeve dhe protestive të Lëvizjes. Aso kohe thuhej se do të ketë investime që do të garantojnë furnizimin me energji si dhe punëtoret e KEK-ut nuk do ta humbnin punën", ka theksuar Haxhiu.

Gjashtë vite pas privatizimit orët e ndërprerjes së energjisë elektrike në të gjithë territorin e vendit nuk janë ulur, përkundrazi në periudhën e pikut orët e ndërprerjeve janë rritur.

Ulja e humbjeve teknike dhe komerciale sipas saj nuk ka asnjë përmirësim përkundrazi raportimet zyrtare të Zyrës së Rregullatorit tregojnë për raporte në favor të periudhës kur kompania ishte publike.

Haxhiu konsideron se fatura e mospagimit, vjedhjes së energjisë ende sot i shpërndahet paligjshmërisht çdo konsumatori që paguan në mënyrë të rregullt energjinë.

Komunat veriore ende nuk e paguajnë drejtpërdrejtë energjinë, atë KEDS i drejtuar nga Limak-Çalik ua faturon të gjithë shqiptarëve e të tjerëve në komuna të tjera të Kosovës.

Në këto 6 vite çmimi i energjisë elektrike sipas kërkesës së konsorciumit privat është rritur 4 herë nga Zyra e Rregullatorit. Kjo me arsyetimin fals të mbulimit të kostove nga defektet në gjenerimin e energjisë.

Haxhiu ka permednur edhe situaten lidhur me punëtorët dhe përjashtimet e tyre nga puna qe sipas tij është tepër shqetësuese.

"Janë 95 punëtorë të larguar vjeshtën e vitit 2015 dhe, 75 të tjerë të larguar në maj të vitit 2016.  40 punëtorë janë larguar përmes presioneve e shantazheve për ta lënë vendin e punës dhe mbi 200 punëtorë të tjerë iu është komunikuar vendimi për largim."

Çdo ditë në këtë konsorcium përgatiten taktika për t’iu shmanguar kontratës dhe Ligjit të punës dhe për të demotivuar ata punëtorë që kanë kontrata të përhershme për t’i zëvendësuar më një numër më të vogël punëtorësh të rinj më të keqpaguar', ka thene Hoxha.

Gjendja energjetike sot në Kosovë është e rëndë. Përveç në Prishtinë, qytetarët po ballafaqohen me mungesë të energjisë në secilin qytet e fshat dhe në këto ditë të ftofta dimri kjo gjendje është e papërballueshme sidomos kjo gjendje më së shumti i prek familjet që përballen me kushte të vështira ekonomike dhe zonat e thella.

Me gjithë këto probleme, deri më tani nuk kemi dëgjuar asnjë përgjigje nga qeveria për mungesën e energjisë elektrike, faturat e fryera, dhe largimin e punëtorëve dhe ende askush nuk ka dhënë përgjegjësi për mashtrimin dhe vendimin e paligjshëm të ZRRe, i cili shpenzimet e qytetarëve serb, ia faturonte qytetarëve të tjerë!

"Andaj, qysh nesër, do ta dërgojmë kërkesën për interpelancë ndaj Kryeministrin Haradinaj, për të dhënë sqarime për ketë gjendje të rënduar", ka theksuar Haxhiu.

Ndërkaq, Naim Hoxha nga Komiteti për Energjetikë i tha hapat që duhet të merren për të dalë nga kjo situatë.
 

Kalendari

Ngajrjet e datës 19 shtator 2018  - Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi në parim i Projektligjit për Inspektoratin e Punës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, së bashku me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, do të marrin pjesë në një konferencë me kryetarët e komunave të të gjitha komunave të Kosovës, lidhur me zbatimin e Ligjit të ri për Efiçiencën e Energjisë dhe themelimin e Fondit për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond,ora 10:00)

- Në kuadër të Ditës Evropiane të Sigurisë në Rrugë me moton “ Rrugë pa aksidente”,  Ministria e Infrastrukturës në bashkëpunim me Departamentin për Siguri Rrugore dhe Departamentin e Automjeteve,  të organizojë  testimin e frenimit të automjeteve falas për qytetarët e Kosovës. (Kontrollimi Teknik “Reforma” në Shkabaj, magjistralja Prishtinë-Mitrovicë, ora 10:00)

- Ushtruesja e detyrës së Zëvendësdrejtorit të Misionit të USAID-it, Christina Davies, do të flasë në hapjen e edicionit të tretë të Festivalit të Gjelbër. (Salla “1 Tetori”, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane  Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për lirin e asociimit në Organizata Joqeveritare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do ta viziton Komunën e Hanit të Elezit, ku do të nënshkruhen dy memorandume, ai i Rregullimit të Stadiumit dhe ai i Ndërtimit të Qendrës Kulturore. (Objekti i Komunës së Hanit të Elezit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për hua ndërmjete Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për projektin e Autostradës Prishtinë-Pejë, segmenti Kijevë-Zahaq, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:00)

- 19 shtatori 1938 është data e cila shënon themelimin e bibliotekës së Gjilanit, prandaj në kuader të ditëlindjes se 80-të, sot Gjilani ka aktivitete të ndryshme. (Ambientet e Bibliotekës se Gjilanit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla   N-10, ora 11:00)

- Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, dr. Basri Sejdiu, do të mbajë konferencë për medie. (Ndërtesa e re e administratës, salla e konferencave, drejtoria e përgjithshëm e SHSKUK-së, ora 11:30)

- Ushtrues i Detyres se Ministrit te Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi  së bashku me Kryeshefat Ekzekutiv të Kompanive Rajonale të Ujësjellësit do të nënshkruajnë Memorandume të Bashkëpunimit për pagesën e takses ujore. (Kabinetin i Ministrit, ora 13:00)

- Mbahet mledhja e Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në të cilën do të behët votimi i Raportit për Projketligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10, ora 13:00)

-  Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e fillimit të punimeve të projektit “Bashkimi i Qytetit”, projekt i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Ferizajt. (Nënkalimi afër Xhamisë së Madhe në Ferizaj, ora 13:00)  

- Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Mbështetje Kodit Civil – faza 2”, organizon seminarin e kampanjës informuese “Ndikimi i një Kodi Civil modern në rendin ligjor në Kosovë”. (Gjykatorja në Fakulteti i Drejtësisë, në Universitetin e Prishtinës, ora 13:30)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi do të qëndron në Komunën e Kaçanikut, ku do të inspektojë punimet në Palestrën e Sportit të këtij qyteti. (Palestra e Sportit në Kaçanik, ora 14:00)

- Kryetari i Klubit te Basketbollit 'Prishtina', Blerand Stavileci mban konferencën e parë për shtyp në prag të ndeshjes kualifikuese për Ligën e Kampionëve mes Z Mobile Prishtina dhe kampionit holandez Donar Groningen. (Salla e konferencave të Klubit në Pallatin e Rinisë, ora 15:00)

- Kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, lidhur me çështjen e veteranëve mban konferencë për media. (Selia qendrore e Organizatës, ora 15:00)

- Misioni i OSBE-së dhe Policia e Kosovës organizojnë pritje për nder të çmimit ndërkombëtar për lidership Kolonele Canollit. (Hotel Swiss Diamond, ora 18:00)