25 Qershor 2018

Vëhet gurthemeli për ndërtimin e ndërtesave të banimit në Llapllasellë

Prishtinë, 4 qershor - Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në dorëheqje, Ivan Todosijevic ka vënë gurthemelin për ndërtimin e ndërtesave të banimit në Llapllasellë. Projekti i ndërtimit financohet nga MAPL-ja në bashkëpunim me komunën e Graçanicës.

Todosijevic: "Është nder dhe kënaqësi për të marrë pjesë në këtë ngjarje dhe vë gurthemelin, duke e ditur se së shpejti disa familje do të kenë një jetë të re dhe të mirë. Ndërtimi i ndërtesave të banimit nuk është fundi i kujdesit për qytetarët tanë, por një fillim i madh, fillimi i luftës për një jetë të denjë që ne të gjithë aspirojmë. Shpresoj se realizimi i këtij projekti do të jetë pa vështirësi dhe se do t'ia dorëzojmë çelësat banorëve  të ardhshëm brenda afatit të përcaktuar ".

Gjithashtu, Todosijevic theksoi mirënjohjen komunën e Graçanicës për pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin e tyre në projektin "Bashkëpunim efektiv të gjitha institucioneve tregon se së bashku ne mund të bëjmë shumë gjëra të mira, dhe ky projekt është treguesi më i mirë", tha ministri Todosijevic.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Qershor 2018  - Iniciativa për Drejtësi dhe Barazi Inject, organizon tryezën me temë 'Si ta parandalojmë dhunën ekonomike?', ku edhe do të prezantohet Iniciativa për Ndryshimin e Ligjit për Familjen, gjegjësisht saktësimi i dispozitave ligjore në lidhje me ndarjen e pasurisë së përbashkët bashkëshortore. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Komuna e Gjilanit dhe organizata “Let’s Do It Kosova' te mbështetur nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor organizojn aksion pastrimi në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën” në Gjilani. (Para teatrit të Gjilanit, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia e diplomimit të kadetëve të Forcës  së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma 'Skënderbeu’, në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes,  në Ferizaj, ora 11:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian dhe Ministria e Integrimit Evropian organizojn takimin iniciues për nisjen e programimit të programeve kombëtare për Kosovën, IPA 2019 dhe IPA 2020, të financuara nga Bashkimi Evropian. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet dhe Financa mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin nr.06/L-072 për Institucionet Mikrofinanciare dhe Institucionet Financiare Jobankare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 203, ora 11:30)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e viziton Komunën e Klinës ku do te takohet me Kryetarin Komunës, drejtorët dhe asamblistët. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 14:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj takohet me familjarë  të dëshmorëve, biznese lokale, persona nga fusha e artit, sportit, muzikës, OJQ, etj, të Komunës së Klinës. (Objekti i Komunës se Klinës, ora 15:00)