14 Tetor 2019

Vazhdon moti i nxehtë, nga e dita e enjte moti i vranët dhe me reshje shiu

Prishtinë 30 shtator - Në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të rritur atmosferik, në këtë kushte meteorologjike do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Vranësirat ditën e enjte nuk do të jenë stabile, kjo si pasojë e fushave ciklonike të cilat do të shtrihen mbi vendin tonë, duke sjellur mot të vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të ndikojnë në uljen e vlerave të maksimaleve të paktën për 10 gradë Celsius, derisa temperaturat minimale do të mbeten konstante me ditët paraprake.

Temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-28 gradë Celsius.

Dita e enjte parashihet t’i regjistroj vlerat më të ulëta, ndërsa ditët tjera mbeten me temperatura të larta, mbi vlerat e normales. Indeksi UV mbetet mesatar, kështu që kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme.

Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit deri ditën e enjte, ku pastaj era do ta ndërron kahun në drejtim të verilindjes, shpejtësia e së cilës gjatë kësaj periudhe do të arrijë deri 9m/s.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 tetor 2019

- Shefja e BE-së në Kosovë, Ambasadorja Apostolova, do ta hapë vitin e ri akademik në Kolegjin Ndërkombëtar të Biznesit në Mitrovicë. (Kampusi i IBCM-së, Mitrovicë e Jugut, ora 10:00)

- Drejtoria për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në komunën e Rahovecit mban sesionin informues në thirrjen për aplikim të publikuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë me bizneset e komunës. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, ora 10:00)
 
- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës në bashkëpunim me agjencitë, fondet, programet dhe entitetet e OKB-së në Kosovë - Ekipin e OKB-së së Kosovës nën koordinimin e Zyrës e Koordinatores për Zhvillim do të shënojë Ditën Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë. (Menza Ramiz Sadiku, ora 15:00)