20 Prill 2024

Vala e të nxehtit në Europë është shkaktuar nga ndryshimi i klimës

Londër, 29 korrik – Vala e të nxehtit dhe temperaturat gati rekord në Evropë kanë ardhur për shkak të ndryshimeve klimatike, sipas një studimi të fundit të publikuar nga Universiteti i Oksfordit.

Studiuesit e Institutit të Ndryshimeve Mjedisore në Oksford bashkëpunuan me rrjetin e Vlerësimit Botëror të Motit për të analizuar valën e nxehtësisë në Europë.

Ata i krahasuan temperaturat e tanishme me të dhënat historike nga shtatë stacione metereologjike në Europën Veriore.

Rezultatet tregojnë se ndryshimi i klimës e ka më shumë se dyfishuar mundësinë e të nxehtit në Europë.

Gjithashtu, sipas të dhënave planeti po ngrohet dhe për disa nga stacionet metereologjike, temperaturat e tanishme janë më të lartat që kanë regjistruar ndonjëherë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)