19 Mars 2024

UNDP vlerëson punën e ministres Reshitaj, premton mbështetje për mjedisin

Prishtinë, 17 korrik - Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, priti në një takim pune koordinatoren e OKB-së për Zhvillim dhe përfaqësuesen e përhershme të UNDP-së, Ulrika Richardson. Në këtë takim të parë njoftues me përfaqësuesen nga UNDP, ministrja Reshitaj diskutoi për vazhdimin e bashkëpunimit dhe e informoi për hapat e ndërmarra në fuqizimin e mbrojtjes së mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

E para e MMPH-së, Reshitaj uroi  Richardson për marrjen e detyrës si përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, dhe shprehu falënderimet për përkrahjen e vazhdueshme që ky mision po i jep Kosovës në projekte të ndryshme në fushën e mjedisit dhe menaxhimit të ujërave.

“Shikuar nga këndi mjedisor, të gjithë ne ndajmë një planet të vetëm, prandaj është e palogjikshme që implikimet e politikës ditore të stopojnë bashkëpunimin në fushën e mjedisit. Ngase në fund të fundit, ndotja e ajrit, degradimi i tokës dhe problemet e tjera mjedisore nuk njohin ndonjë kufi politik dhe si të tilla duhet të zgjidhen bashkërisht”, tha ministrja Reshitaj.

Ndërsa, përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Ulrika Richardson përgëzoi ministren Reshitaj për politikat reformuese në sektorin e menaxhimit të mbeturinave, sidomos në ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për  ndëshkime me gjoba mandatore.

Ministrja Reshitaj dhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së, Richardson, ranë dakord për bashkëpunim të mëtutjeshëm në projekte të ndryshme në fushën mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)