29 Mars 2024

Ulët për 13 për qind kapaciteti i energjisë së pastër në botë

Prishtinë, 20 maj - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) ka njoftuar se shumë vende të botës kanë vendosur të zvogëlojnë ndërtimin e instalimeve të energjisë së rinovueshme këtë vit për shkak të ndikimit të krizës së COVID-19, duke shënuar rënien e parë vjetore të ndërtimeve të reja në 20 vjet.

Bota ka vendosur të shtojë 167 gigavat (GW) të kapacitetit të energjisë së rinovueshme këtë vit, apo 13 për qind më pak se në vitin 2019, sipas raportit të Tregut të Rinovueshëm të IEA-së.

"Rënia pasqyron vonesa të mundshme në aktivitetin e ndërtimit për shkak të ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit, masave të bllokimit dhe udhëzimeve për distancimin social si dhe sfidat e reja të financimit", thuhet në raport, duke shtuar se përkundër ngadalësimit të ndërtimeve të reja, kapaciteti i përgjithshëm global i energjisë së rinovueshme është akoma duke u rritur me 6 për qind në vitin 2020.

Megjithatë, raporti zbulon se burimet e energjisë së rinovueshme deri më tani kanë treguar rezistencë mbresëlënëse pavarësisht ndërprerjeve dhe ndryshimeve të shkaktuara nga pandemia, me pjesën e tyre të përzierjes së energjisë elektrike në rritje në shumë tregje.

Duke komentuar raportin, Fatih Birol, drejtori ekzekutiv i IEA-së, tha se aftësia e energjisë së rinovueshme elektrike ndaj ndikimeve të krizës së COVID-19 është një lajm i mirë, por nuk mund të merret si e mirëqenë.

Sipas Birol, vendet po vazhdojnë të ndërtojnë turbina të reja me erë dhe impiante diellore, por me një ritëm shumë më të ngadaltë.

Ai paralajmëroi se edhe para ballafaqimit me pandeminë e COVID-19, botës i duhej të përshpejtonte dukshëm vendosjen e burimeve të rinovueshme që të ketë një shans për të përmbushur qëllimet e saj të energjisë dhe klimës.

Birol shtoi se "mes sfidave të jashtëzakonshme shëndetësore dhe ekonomike të sotme, qeveritë nuk duhet të heqin vëmendjen nga detyra thelbësore e rritjes së tranzicioneve të energjisë së pastër për të na mundësuar të dalim nga kriza në një rrugë të sigurtë dhe të qëndrueshme".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)