29 Mars 2024

Tri ditët e para të javës, reshjet e shiut do të jenë më të theksuar

Prishtinë, 23 dhjetor - Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK) ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme të kësaj jave do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet do të jenë më të theksuar kryesisht tri ditët e para të javës, ndërsa tutje mot i qetë dhe me intervale të shkurta me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga jugu dhe verilindja me shpejtësi deri 17m/s, ndërsa në pjesën e Dukagjinit kryesisht në pjesën veriperëndimore, shpejtësia maksimale e erës mund të arrijë mbi 24m/s.

Sa i përket kushteve biometeorologjike me theks të veçantë cilësisë së ajrit, pritet të jetë e mirë, falë kushteve të favorshme meteorologjike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)