24 Prill 2024

Transiti i gazit rus përmes Ukrainës bie me 40 per qind

Moskë, 6 maj - Sipas Agjencisë së lajmeve ruse “Tass”, kërkesat për gazin rus që kalon transit përmes Ukrainës për tregun e Evropës perëndimore, gjatë tre mujorit të parë të këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka rënë për 40%.

Gjatë periudhës Janar-Prill të këtij viti, transiti i gazit rus përmes Ukrainës ka rënë në 15.5 miliardë metër kub, që është për 40% më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Rënia më e madhe është regjistruar në muajin mars, ku sasia e gazit që kishte kaluar transit përmes Ukrainës kishte qenë 4.4 miliardë metra kub, që i bije të jetë për 46% më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ekonomia ruse është në recesion dhe gjatë këtij viti pritet të ketë rënie nga -5.5% deri në -8%. Në zhytjen e Ekonomisë ruse në recesion, pos Pandemisë së COVID-19, çmimet e lira të naftës dhe rënies së kërkesës për naftë, është duke ndikuar edhe rënia e kërkesës për gazin rus.

Kjo rënie e kërkesës për gazin rus pritet të ndikoj edhe në zvogëlimin e të hyrave buxhetore për Buxhetin e Federatës Ruse, ku dihet se gazit dhe nafta marrin pjesë me rreth 60% eksportet ruse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)