29 Mars 2024

Trafo dhe shtylla të reja për banorët e Baicës së Lipjanit

Prishtinë, 30 tetor - Baicza i Lipjanit ka marrë një pamje krejt të re pas përfundimit të projektit të KEDS-it për këtë fshat.

Janë 130 familje në Baicë që po i gëzojnë këto investime.

Banorët thonë se ndjehen të sigurt me këto ndryshime energjetike. Ata shprehen se rrjeti i ri ua ka lehtësuar punët shumë.

Mevlyde Bajraktari, banore e fshatit, tash më nuk do ta ketë problem përdorimin e pajisjeve shtëpiake.

Këtë ia ka mundësuar KEDS-i me investimet e fundit që ka bërë në fshatin e saj.

“Të gjitha punët e shtëpisë tani i bëj më lehtë, edhe makinat për mjeljen e lopëve po i përdori pa problem dhe tamlin e çoj me kohë në qumështore. Edhe makina e teshave dhe pajisjet tjera shtëpiake tash po më punojnë. Kemi shpëtu. I falënderoj për punën e mirë”, thotë ajo.

Për këto investime flet edhe i zoti i shtëpisë, Sejdi Bajraktari. “Tash qind për qind është më mirë”, thotë ai.

Që banorët e kësaj të kenë një rrjet më të mirë energjetik dhe tension sa më stabil, gjatë këtij projekti KEDS në fshat ka vendosur një trafo të re me fuqi prej 250 kVA. Gjithashtu, janë vendosur 83 shtylla të reja të tensionit të mesëm dhe  47 shtylla të tensionit të ulët, janë shtrirë edhe 4,3 km rrjet të tensionit të mesëm dhe 3 km investim në rrjetin e tensionit të ulët.

Kohë më parë KEDS ka investuar edhe në fshatrat Jeta e Re dhe Ruvc i Vjetër të Lipjanit.

Investimet nga KEDS janë bërë kryesisht në vendet ku kompania ka trashëguar një rrjet të vjetruar. Ky proces do të vazhdojë derisa rrjeti të bëhet me parametra me standard të larta dhe me pajisje moderne.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)