19 Mars 2024

Thaqi ndjehet i lumtur dhe krenar me punën e punëtorëve të KEK-ut

Prishtinë, 28 mars - Drejtori i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) Njazi Thaqi,  përmes një postimi në Facebook ka thënë se është jashtëzakonisht i knaqur me punëtorët dhe punët që po kryhen në këtë kompani.

Thaqi ka bërë të ditur se kanë liruar nga puna punëtorët me probleme kronike.

Po ashtu ai tha se kanë aktivizuar mekanizmat e menaxhimit të situatës dhe kemi formuar shtabet emergjente.

Postimi i plotë:

Jashtëzakonisht krenar me punëtorët e KEK-ut.

Secili prej nesh është i vetëdijshëm për situatën që po kalojmë dhe rrezikun e pandemisë që e ka tronditur gjithë njerëzimin.

Por, po ashtu është shumë me rëndësi që në situata të tilla ka një armatë të madhe të punëtorëve që janë po kaq të vetëdijshëm për barrën e përgjegjësisë që kanë në këtë kohë të vështirë dhe qëndrojnë në krye të detyrës për të qenë në shërbim të qytetarëve.

Bazuar në kompetencat dhe përgjegjësitë e mia si drejtor menaxhues, së bashku me drejtorët e njësive, me kohë i kemi marrë të gjitha masat e duhura, kemi liruar nga puna punëtorët me probleme kronike dhe ata të cilët nuk janë të domosdoshëm të jenë në punë gjatë kësaj kohe, po ashtu kemi arritur të furnizohemi me pajisjet mbrojtëse dhe hixhienike edhe pse me shumë vështirësi.

Kemi aktivizuar mekanizmat e menaxhimit të situatës dhe kemi formuar shtabet emergjente.
Njëkohësisht po mundohem të jem pranë secilit punëtor në çdo kohë për t’i motivuar dhe njëkohësisht për t’iu kërkuar disiplinë strikte në respektimin e të gjitha udhëzimeve të institucioneve shëndetësore për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Ne jemi në krye të detyrës dhe e kemi obligim dhe përgjegjësi për vendin, kurse ju qytetarë të nderuar, rrini në shtëpi, ruani distancën sociale, mbani pastertinë dhe kujdesuni për vetën dhe familjarët tuaj.

Lutemi për të gjithë që të mos e kemi asnjë rast të infektuar te punëtorët dhe familjarët e punëtorëve tanë.
Lutemi për të gjithë ata që janë duke u trajtuar të kenë shërim sa më të shpjetë.
Lutëmi për shëndetin e stafit mjekësor dhe organeve të rëndit.
Për të gjithë ata që janë në krye të detyrës e në shërbim të qytetarëve.

Zoti na ndihmoftë të gjithëve!
Bashkë do e kalojmë edhe këtë sfidë!

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)