28 Mars 2024

Termokos me 1 mars ndërprenë sezonin ngrohës 2009/2010

Prishtinë, 26 janar - Me vendimin e Bordit të Drejtorëve dhe pas paralajmërimeve të njëpasnjëshme lidhur me situatën e vështirë financiare në të cilët gjendet N.Q “Termokos” sh.a, për shkak të inkasimit jo të kënaqshëm dhe të borxheve ndaj kontraktorit të mazutit, “Termokos” ndërprenë sezonin ngrohës 2009/2010, të hënën më 01 mars’10.

Gjendja e tillë e krijuar pas borxheve të konsumatorëve të cilët vetëm për dy sezonet e fundit i kanë borxhe Termokosit mbi tre milion e 260 mijë €, si dhe borxhet ndaj kontraktorit të mazutit, që për shkak të rritjes enorme në Berzën Botërore, ka arritur shifren 1,783.913.96 €, kanë pamundësuar vazhdimin e sezonit ngrohës deri në afatin e paraparë, më 15 prill.

Menaxhmenti i NQ “Termokos” sh.a, ka shpreh gatishmërinë që me mjete vetanake të furnizoi me ngrohje vetëm QKUK, si institucion më të ndjeshëm, gjithnjë me qëllim që të mos lërë në të ftohtë pacientët dhe personelin e atjeshëm.

Ngrohtorja e Spitalit do të furnizohet me naftë për nevojat e dy kaldajave, të cilat bazuar në kalkulimet e Departamentit të Prodhimit do të kenë shpenzime ditore mbi 600 litra naftë në orë. Në këtë ngrohtore punohet me gjenerator, i cili poashtu ka shpenzime enorme në 20 litra naftë në orë pune. Duke marrë parasysh se 250 mijë litra naftë i nevojiten Ngrohtores së Spitalit përgjatë një muaji për të ngrohur hapësirat e QKUK-së, shpenzimet do të jenë trefish më të mëdha sesa ato të mazutit.

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i NQ “Termokos” sh.a, gjendet në situatë aspak të dëshiruar nga borxhet e mëdha të konsumatorëve ndaj Termokosit të cilët e kanë sjellur në një gjendje të vështirë financiare si dhe ngritjen rapide të çmimit të mazutit në Berzën Botërore, përkatësisht borxhet e Termokosit ndaj kontraktorit të mazutit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)