16 Prill 2024

Termokos kërkon shlyerjen e borxheve

Prishtinë, 4 gusht - Që nga hyrja në fuqi e Ligjit për faljen e borxheve publike, nëpërmes marrëveshjeve që kanë lidhur me NP “Termokos” SH.A afro 4 mijë konsumatorë kanë përfituar nga falja e borxheve.

Zëdhënësja Afërdita Uka-Fejzullahu njofton se në saje të lehtësirave, që Ligji për faljen e borxheve publike u ofron konsumatorëve borxhlinj deri më tani janë falur mbi 4 milion euro borxhe të konsumatorëve.

Përkundër, mundësive të shumta që ofron ky ligj për shlyerjen e borxheve të krijuara për vite me radhë si dhe pas ndryshimit e plotësimit të tij, ndonëse afati ligjor për implementim ishte zgjatur deri më 1 shtator 2017, ende shumë konsumatorë nuk kanë shprehur interesim për të përfituar nga falja e borxheve publike.

"Rikujtojmë konsumatorët tanë se edhe pak ditë kanë mbetur për përfundimin e afatit ligjor, andaj le të shfrytëzojnë këtë periudhë për të përfituar nga mundësitë, që u jep Ligji për faljen e borxheve publike për të shlyer borxhet, që kanë ndaj ndërmarrjes sonë", thotë Afërdita Uka-Fejzullahu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)